Standard.al

Bardhi nxjerr videon: Rama përpiqet të mashtrojë shqiptarët për atë që dëgjuan nga Ministrja e tij e Shëndetësisë

0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka publikuar serish videon e Ministres se Shëndetësisë teksa beri deklaratn skandaloze nga foltorja.

Teksa shkruan se Rama përpiqet të mashtrojë shqiptarët për atë që dëgjuan nga Ministrja e tij e Shëndetësisë, Bardhi rendit faktet se pse qeveria eshte pergjegjese per situaten aktuale te renduar nga covid-19.

Postimi i plote:

Edi Rama nuk zhgënjeu edhe sot! Është gjithmonë gati për të mbrojtur krimin dhe korrupsionin. Sa më shumë përkeqësohet situata e pandemisë, aq më jashtë realitetit shfaqet Edi Rama dhe aq më i zellshëm është në mashtrime dhe videomontazhe. Përpiqet të mashtrojë shqiptarët se nuk panë atë që panë dhe nuk dëgjuan atë që dëgjuan nga Ministrja e tij e Shëndetësisë: “Nëse kemi mbingarkesë në spitale, do të përballemi me zgjedhjen se kush do të trajtohet i pari”.

Ajo çfarë ka thënë Ministrja e Shëndetësisë është reflektim i situatës ku e ke zhytur Edi Rama vendin. Vetëm për të mos hequr dorë nga vjedhja me inceneratorët, koncesionet e tenderat Edi Rama i ka lënë shqiptarët të vetëm përballë krizës shendetësore dhe asaj ekonomike.

Propaganda e egër e Edi Ramës nuk fshin dot faktet:

· Sot në sistemin shëndetësor publik mungojnë tamponët për testim.
· ISHP vonon deri në 10 ditë përgjigjet e tamponëve.
· ISHP nuk ndjek zinxhirin e infektimeve për të ndaluar përhapjen e tij.
· Njerëzit nuk marrin kurim derisa shtrohen në gjendje kritike.
· Shqipëria ka numrin më të ulët të testimeve në Europë, numrin më të ulët të mjekëve dhe kapaciteteve spitalore.

Të gjitha këto janë përgjegjësi direkte e dështimit të Edi Ramës dhe Ogerta Manastirliut, që paguhen me shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

Me propagandën dhe videomontazhet e Edi Ramës humbasin njerëzit e zakonshëm.

 

https://www.facebook.com/gazment.bardhi/videos/10224123604747569/?t=9

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.