Standard.al

Absurdi i Manastirliut: Restorantet plot, por në shtëpi duhet të hamë ushqim veç e veç!

0

Masat që po merr qeveria Rama dhe ministria e Shëndetësisë për të luftuar epideminë e COVID-19 janë më së shumti, sa qesharake po edhe aq absurde.

Kështu mund të shohësh tavolina kafenesh nëpër trotuare apo veranda, plot me njerëz ngjitur e ngjitur që pinë kafe pa maska, kurse bri tyre këmbësorët duhet ta mbajnë maska me detyrim, përndryshe i gjobit policia.

Në frymën e këtij absurditeti dhe kaosi, shkon edhe rekomandimi i fundit i ministrisë së Shëndetësisë që drejtohet nga Ogerta Manastirliu.

Ajo rekomandon që qytetarët të hanë vaktet ushqimore, të distancuar nga të afërmit dhe familjarët.

Në udhëzuesin e shpërndarë këtë të premte nga MSH, tregohet niveli i riskut të infektimit me Covid-19 në rast kur jemi në distancë dhe kur jemi rreth një tavoline. MSH thotë se duhen shmangur grumbullimet si dhe duhet ruajtur distancimi fizik, ndërkohë mbajmë maskat dhe lajmë shpesh duart.

“Duhet të shmangim grumbullimet, të ruajmë distancimin fizik për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Maska mbrojtëse tashmë është një mjet i gjithëpranuar për dobinë e saj.  Larja e shpeshtë e duarve dhe dezinfektimi i tyre ndalojnë infektimin nga SARS-COV2. Është koha të zbatojmë me përpikmëri këto tre rregulla, për mbrojtjen e shëndetit”, përfundon rekomandimi i MSH.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.