Tabaku zbulon mashtrimin e Veliajt me gjimnazin ‘Sami Frashëri’

0
126

Ish-deputetja Jorida Tabaku ka treguar skenën së krimit tek shkolla ‘Sami Frashëri’.

‘Gënjeshtarët thanë që shkolla Sami Frashërit do ndërtohet me fondet e BE, por siç vërtetohet nga dokumenti i vetë BE-së, asnjë shkollë në Tiranë nuk do të ndërtohet nga këto fonde’, shkruan Tabaku në Facebook.

Postimi i plotë i ish-deputetes Jorida Tabaku:

Kjo është pamja e vendit të krimit ku u shemb shkolla ‘Sami Frashëri’ pa projekt dhe pa plan. Sot, pasi ne dëshmuam te vërtetën se nuk ka nisur asnjë punim mbërriti teatri me regji qendrore me gjoja punëtorë që nisin punimet, me aktorët e qeverisë dhe padyshim manipulatorin Veliaj.

Por fotot tregojnë qarte se nuk po behet asnjë gram punë.

E gjithë skena e sotme me regjine e Veliajt ishte në shërbim të manipulimit publik dhe gënjeshtrës ne përpjekje te dështuar për t’i mbushur mendjen qytetareve se këtu po punohet.

Fakt mbetet që shkolla Sami Frashëri u shemb në mes pandemie pa projekt, dokumentet e tenderit ende nuk janë shpallur (askush s’e di kur është zhvilluar dhe kush ka fituar).

Gënjeshtarët e sotëm thanë që shkolla ‘Sami Frashërit’ do ndërtohet me fondet e BE. Por siç vërtetohet nga dokumenti i vetë BE asnjë shkollë në Tiranë nuk do të ndërtohet nga këto fonde. Mirëpo trupa teatrale e manipulatorëve dhe mashtruesve këmbëngulin të kundërtën. Duan të gënjejnë edhe për diçka fare lehtë të vërtetueshme.

Kjo bandë manipulatorësh besojnë se shqiptarët janë të verbër dhe të pazotë të dallojnë gënjeshtrën nga të vërtetat. Janë fatkeq dhe të këqinj. E vërteta nuk mund te fshihet me letra te ngjitura mureve te shkollës sado të lodhen stafi propagandës dhe skenaristët e gënjeshtrave.

Faktet janë gjithmonë më të forta të çdo formë propagandë. Ne do të jemi aty për të treguar të vërtetën, për të dëshmuar gënjeshtrat dhe abuzimet me rindërtimin e gjimnazit ‘Sami Frashëri’ dhe shumë shpejt për të drejtuar Shqipërinë drejt normalitetit, punësimit dhe zhvillimit të ekonomisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here