Sulmi terriorist në Nisë të Francës, Meta: Ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave

0
94

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për sulmin terrorist në Francë.

Në një mesazh në Facebook, kreu i shtetit shprehet se solidarizohet me popullin francez kundër këtyre akteve barbare.

“Shumë i tronditur nga sulmi i sotëm terrorist në Nisë. Ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave dhe shërim sa më të shpejtë të gjithë të lënduarve. Dënoj me forcë sulmin dhe solidarizohem me popullin mik francez, Presidentin Macron, si dhe me autoritetet franceze në përballje me këto akte barbare që synojnë të mbjellin frikë e terror”,- deklaron kreu i shtetit në mesazhin e tij në rrjetet sociale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here