Spahia denoncim të fortë: Trajtimi i covid-19 është falas me ligj, SPAK të hetojë qeverinë që ka braktisur qytetarët

0
102

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia nepermjet nje postimi ne Facebook i bën thirrje SPAK të hetojë qeverinë pasi nuk po u ofron qytetarëve trajtim shëndetësor falas për COVID-19.

Sipas Spahisë, qeveria po shkel vetë ligjin 15/2016 i cili e detyron atë që çdo personi të dyshuar apo konfirmuar me sëmundje infektive t’i ofrohet shërbimi falas shëndetësor dhe i menjëhershëm.

STATUSI NGA BARDH SPAHIA
TRAJTIMI ANTI COVID ESHTE FALAS ME LIGJ, QEVERIA PO KRYEN VEPER PENALE
Propaganda sistematike e Edi Ramës dhe e ministres së tij militante të shëndetësisë, tregon se e kuptojnë fare mirë se cfarë po u bëjnë qytetarëve, pra cdo veprim në dëm të tyre e kanë me ndërgjegje!!!
Braktisja e qytetarëve duke mos u ofruar trajtimin shëndetësor falas për Covid-19, përvecse c’njerëzore është shkelje ligjore dhe një shkelje që cënon shëndetin e jetën është vepër penale.
Ligji 15/2016 “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive” detyron qeverinë, që çdo personi të dyshuar ose të konfirmuar me sëmundje infektive, sipas një liste të përcaktuar nga Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës Epidemike dhe Shërbimi Kombëtar i Kujdesit ndaj Sëmundjeve Infektive, të miratuar me urdhër nga ministri përgjegjës për shëndetësinë, t’i ofrohet shërbim shëndetësor i MENJËHERSHËM dhe FALAS, pavarësisht nivelit të kujdesit shëndetësor. Madje i njëjti ligj detyron që shërbimi për trajtimin e një sëmundje infektive të ofrohet FALAS si në strukturat PUBLIKE, ashtu edhe PRIVATE.
Kjo nuk ndodh nën rregjimin e Edi Ramës. Nga protokolli i trajtimit, që mban firmën e zv. ministres së shëndetësisë / kryetare e komitetit të ekspertëve për trajtimin e të sëmurëve me Covid, vetëm Azitromicina është në listën e rimbursimit. Por këtë medikament qeveria e rimburson pjesërisht: vetëm 6 kokrra (tablete) prej 250 mg. Pacientit covid i duhet azitromicinë 500 mg për të paktën nga 6-9 ditë, pra edhe sikur të merren dy kokrra nga 250 mg në ditë, duke rimbursuar vetëm 6 kokrra 250 mg, shteti praktikisht rimburson vetëm 3 ditë terapi me azitromicinë!!!! Krejt e pamjaftueshme dhe tallëse, sidomos kur e njëjta zv. ministre që ka nënshkruar këtë protokoll deklaron se trajtimi anti Covid është falas dhe rimbursohet!
Asnjë nga barnat e tjera të parashikuara në protokollin e miratuar nga ministria e shëndetësisë nuk janë në listën e rimbursimit: as Levofloxacina, as Moxifloxacina, as shurupët e kollës, e madje as edhe tresoli!
I vetmi nga barnat e përdorur për Covid, e që rimbursohet është kortizoniku, një preparat që kushton shumë lirë.
Nga antikoagulantët në listën e rimbursimit është vetëm aspirina 100 mg dhe Xarelto, por për Xarelto ka kufizim strikt, sepse rimbursohet vetëm për të sëmurët kronikë me Fibrilacion Atrial.
Ja pra sesi qeveria që gjobit qytetarë për mosmbajtjen e maskës, e shkel vetë ligjin në mënyrën më kriminale, duke mos iu dhënë qytetarëve atë që kanë të garantuar me ligj: TRAJTIM FALAS për sëmundjet infektive si Covid-19, si në spital publik ashtu edhe privat, por edhe trajtimin në shtëpi!
Qytetarët po paguajnë shifra marramendëse për trajtimin në shtëpi, kur me ligj trajtimi duhet të jetë falas dhe është qeveria ajo që po e shkel ligjin!
I bëj thirrje SPAK të hetojë shkeljen skandaloze të ligjit 15/2016 nga ana e ministrisë së shëndetësisë, me pasoja të rënda për shëndetin, jetën dhe ekonominë e qytetarëve shqiptarë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here