Manjani del me thirrjen urgjente pas ngjarjes që ndodhi gjatë një takimi të kryeministrit Rama…

0
97

Avokati Ylli Manjani ka reaguar lidhur me shoqërimin në Polici të një gruaja nga Dibra pasi kjo e fundit filloi duke qeshur gjatë një aktivitetis të kryeministrit Edi Rama në Tiranë. “Shoqërimi i zonjës me arsyetimin “ça ke që qesh”, është fundi i çdo llogjike!”, shkruan Manjani, duke i bërë thirrje Prokurorisë të marrë masa ndaj mënyrës se si po sillet Policia ndaj qytetarësve,

Postimi i Ylli Manjanit

 

Policia e Shtetit jo sot, por ka kohë që është një sjellje flagrante antiligj, sa i takon shoqërimit të njerëzve në polici.

Shoqërimi i zonjës me arsyetimin “ça ke që qesh”, është fundi i çdo llogjike!!!

Nuk mund të mos përmendim me këtë rast sjelljen brutale të saj në abuzim të plotë me ligjin dhe detyrën kur:
-përdori gaz lotsjellës ndaj banorëve civilë në banesat e tyre tek bulevardi i ri,
-rrahu barbarisht tek unaza e re njerëz pa lidhje,
-dhunoi jo proporcionalisht njerësit dhe haptazi pa ligj shembi Teatrin Kombëtar, -arrestoi dhe ndërhyri në banesa private tej orareve të lejuara dhe rregullave bazë të privatësisë protestues që nga Kukësi e deri në Vlorë,
-kontrolloi e paautorizuar nga gjykata me skafandra e veshje anti plumb në banesat e gjykatësve,
-rrahu e të riun tek diga e liqenit (pavarësisht sjelljes së mamasë së tij),
-U soll keq dhe shumë keq në raport me ligjin në pandemi, etj etj…

Por shoqërimi pa shkak ligjor dhe në mënyrë masive i njerëzve në polici është simptomë e rëndë e policimit abuziv.

Më keq akoma trajtimi i të shoqëruave si të dënuar apo si ndëshkim për diçka, (le pastaj kur kjo diçkaja është urdhër i të madhit) quhet vetgjyqsi dhe duhet dënuar.

Këtë sjellje abuzive, haptazi kundër ligjit mund ta ndalojë vetëm Prokuroria dhe Drejtësia. Nuk e ndalon politika, por Drejtësia!

Është momenti që drejtësia të tregojë që është të paktën mbi policinë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here