Kush po e merr peng integrimin?! Evropa po e thotë me zë të lartë: Rama, ndale kursin kundër BE-së

0
110

I gjendur nën trysninë, si asnjëherë më parë të Brukselit zyrtar, kryeministri Edi Rama po mundohet me çdo mënyrë e formë për të përcjellë peshën e fajit për bllokimin e procesit të integrimit, te opozita apo Presidenti i vendit. Ky i fundit, duke marrë parasysh faktin se reforma zgjedhore është një ndër kushtet kryesore për konferencën e parë ndërqeveritare për negociata BE-Shqipëri, e kheu në Kuvend Kodin Zgjedhor të miratuar njëanshmërisht nga mazhoranca. Me një arsyetim brilat prej 81 faqesh, kreu i shtetit nxorri në pah te metat e Kodit të ri Zgjedhor dhe kërkoi rishqyrtimin e tij në Kuvend.

Po shumica qeverisëse nën kryesimin e Edi Ramës, e hodhi poshtë pa u menduar dy herë dekretin e Presidentit, ndonëse ky i fundit e kishte dërguar çështjen e Kodit Zgjedhor për opinion në Komisionin e Venecias. Pa pritur  opinionin e Venecias dhe në kundërshtim të fortë me thirrjet e europarlamentarëve, Parlamenti rivotoi sot Kodin Zgjedhor.

Por më djallëzorja në gjithë këtë histori, është se Rama nuk kërkon as të marrë mbi supe peshën e përgjegjësive për aktet e tij. Në fjalimin e tij sot në Parlament, kryeministri habiti të madh e të vogël, kur tha se Presidenti po kërkon të bllokojë procesin e integrimit. “Ilir Meta nuk ka asnjë shans të marrë peng parlamentin e zgjedhjet, për hesap të partisë së tij të degraduar dhe përpjekja e tij për ta penguar me çdo kusht rrugën europiane të Shqipërisë, duke shpifur e fabrikuar baltë për veshët e botës do të ndëshkohet pa ekuivok nga shqiptarët në 25 prill”, tha Rama.

Të jemi të ftohtë e të analizojmë faktet. Kush po e merr peng integrimin e vendit në të vërtetë?

Për ti dhënë përgjigje kësaj pyetjeje, mjafton të shohësh qëndrimet e Brukselit. Komisioneri për Zgjerim Várhelyi ka insistuar për dy herë me rradhë në ditët e fundit, duke kërkuar që Parlamenti mos e rivotonte Kodin Zgjedhor pa marrë më parë opinionin e Venecias.

“Unë besoj se Komisoni i Vencias do të japë këshilla të shpejta për palët e interesuara  mbi zbatimin e Ndryshimeve Kushtetuese të 30 korrikut. Parlamenti duhet të marrë në konsideratë këtë këshillë. “, theksoi ai në reagimin e parë.

Ndërsa ditën tjetër, reagoi sërish duke pohuar: ““Kodi Zgjedhor i Shqipërisë: I kënaqur që kryeministri mirëpret mendimin e Komisionit të Venecias për ndryshimet kushtetuese të korrikut. Prandaj do të ishte e matur të presim që të dorëzohet para rivotimit në Parlament. Pres zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill 2021.”- shkruajti ai.

Nëse nuk janë adresime për kryeministrin, për cilat vallë mund të cilësohen kërkesat e komisionerit për zgjerim, i cili kërkoi me ngulm për dy ditë radhazi që mos rivotohej Kodi para marrjes së opinionit të Venecias.

Vazhdojmë më tej me reagimin e kreut të Komisionit të Jahstëm të Parlamentit Evropian, z.David McAllister. Ky i fundit përmes një mesazhi në tëitter theksoi qartë s rivotimi i Kodit njëanshmërisht dhe pa pritur opinionin e Venecias do të sjellë pasoja negative për negociatat. “Pavarësisht thirrjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, që kërkojnë të pritet për opinionin e Komisionit të Venecias lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, është vendosur që ato të votohen nesër. Ndryshimet e njëanshme të marrëveshjes mund të përkeqësojnë situatën politike dhe të sjellin polarizimin e saj drejt zgjedhjeve të prillit të vitit 2021. Këto ndryshime do të jenë të dëmshme lidhur me konferencën e parë ndërqeveritare për hapjen e negociatave, në fund të vitit”, shprehej ai.

Ndërkohë po dje, një letër drejtuar personalisht kryeministrit Rama nga 8 eurodeputetë, theksohej me forcë rëndësia e një Kodi të miratuar me konsensus  të plotë dhe në mbështetje të marrëveshjes së 5 Qershorit.

Po ashtu 8 eurodeputetët theksuan se Parlamenti nuk duhej të rivotonte asesi Kodin Zgjedhor pa pritur më parë opinionin e Venecias. “Ky opinion pritet në dhjetor dhe duhet të pasqyrohet në Kodin tuaj Zgjedhor përpara zgjedhjeve të përgjithshme të Prillit 2021 që, siç deklarohet në kushtet, duhet të jenë të lira dhe të drejta. Ju bëjmë thirrje që të vendosni të parin interesin e demokracisë shqiptare dhe perspektivën e saj evropiane dhe të tërhiqeni nga votimi i ndryshimeve në Parlament derisa të flasë Komisioni i Venecias.”- shkruhej ndër të tjera në mesazhin e eurodeputetëve.

Nga sa më sipër, kush po e bllokon në të vërtetë procesin e integrimit të Shqipërisë në BE?!

Nuk besojmë se ka vend më për përgjigje…

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here