Standard.al

”Do zgjedhim kush trajtohet i pari”/ Koduzi-Manastirliut: Papërgjegjshmëri! Shqiptarët e dinë se njerëzve të zakonshëm u hiqet oksigjeni

0

Eksperti i shëndetësisë në PD, Gazment Koduzi ka reaguar pas deklaratës së ministres së shëndetësisë, Ogerta Manastirliu se Shqipëria mund të përballet me situatën kur do të zgjidhet cilët pacientë do të trajtohen të parët në spitale.

Koduzi thotë se kjo është një deklaratë e papërgjegjshme e Manastirliut teksa shton se po të jetë për të dhe Ramën, shqiptarët e dinë se ata që jetojnë janë klientët e biznesit të qeverisë dhe njerëzve të zakonshëm u hiqet oksigjeni.

 

STATUSI NGA GAZMENT KODUZI

Dështimi i qeverisë me përballimin e COVID 19 po vret njerëz. Është papërgjegjshmëri e Ministres së Shëndetësisë deklarimi se ata do të zgjedhin kush do të jetojë dhe kush nuk do të jetojë. Po të jetë për zgjedhjen e Edi Ramës dhe Ogerta Manastirliut, shqiptarët e dinë se ata që jetojnë janë klientët e biznesit të qeverisë dhe njerëzve të zakonshëm u hiqet oksigjeni. Problemi është se kjo qeveri nuk ka marrë asnjë masë kundër covid 19. Është një qeveri që duhet të mbajë përgjegjësi politike dhe ligjore.
Turp, turp, turp!
Mos i besoni më asnjë fjale!
Denonco, shpërndaje këtë video.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.