Batuta e Shehit: Ai ( Manja) aq di dhe atë i kanë thënë të thotë. Kurse ti (Haxhiu) e rrutullon

0
114

Në debatin e mbrëmjes së sotme në emisionin “Opinion” u diskutua edhe për përplasjen e mazhorancës me Presidentin dhe vendimet e këtij të fundit. Në fjalën e tij Dashamir Shehi than ë studio se Meta si asnjë President tjetër në këto 30 vite, përjashtuar Berishën, ka dalë përtej varësisë partiake, pra partisë që e ka sjellë në atë karrige. Shehu theksoi se beteja e Metës për Kushtetutën ka qenë e drejtë, ndërsa nxorri në pah edhe një lojë që po kërkojnë të përhapin rilindasit. “Këta duan ta paraqesin Presidentin si opozitar, si njeriun që po bën opozitën në vend, me synimin për të rrënuar opozitën e bashkuar. Kjo është loja që bën Rama, dhe fjalimet e tij që përdor kundër Metës nuk i ka për qytetarët por për këta të medias dhe folësi e tij që ta dijnë mirë ku ta drejtojnë bisedën.”

 

Në ndërhyrje deputeti socialist Ulsi Manja tha : Për të thënë ë vërtetën Ilir Meta ka bërë opozitarizmin më të fortë që ka ndodhur në këto vite, shumë më shumë se Opozita. Ai…”

 

Ndërhyn Baton Haxhiu: Këtu për herë të parë sonte nuk jam dakord me Manjën

 

Dashamir Shehi: Ja pra kjo është loja… Ky i shkreti ( për Manjën) aq di dhe e thotë shkoqur, ashtu sic ja kanë thënë ta pohojë. Ndërsa ky tjetri (për Haxhiun) e rrutullon dhe nuk e sjell drejtpërdrejt.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here