Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Bleona Qereti iu bashkohet mbështetësve të Trump

0
156

Këngëtarja Bleona Qerreti do të jetë përkrah Donald Trump, në këto zgjedhje presidenciale të SHBA-ve.

Lajmin e ka dhënë vetë Bleona pak ditë më parë përmes një postimi në Instagram, ku nuk kurseu edhe një apel për komunitetin shqiptar në SHBA që të votojë kandidatin republikan Donald Trump.

Këngëtarja shqiptare publikoi në rrjetin social Instagram një video, duke i ftuar shqiptarët që jetojnë në SHBA që të bëhen pjesë e mbeshtetjes.

“Michigan a jeni gati? Ruani këtë datë! Takohemi ditën e shtunë, në datë 31 tetor, në Sallën e Qendrës Kulturore “Nënë Tereza” në Southfield MI”-ka shkruar Qereti në Instagram.

Kujtojmë që këngëtarja javën e kaluar publikoi një fotografi në rrjetet sociale, ku tregoi se kishte marrë pjesë në një nga debatet presidenciale të Biden dhe Trumpit, gjersa kishte shprehur mbështetjen për këtë të fundit.

Me presidentin aktual, Qereti ka pasur rastin të takohet disa herë, teksa në vitin 2016 kur ai ishte shpallur president, i kishte dërguar mesazh privat, duke e uruar për zgjedhjen president të vendit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here