Vokshi publikon videon me premtimet e shkelura të Ramës për naftëtarët: Të heqë dorë nga presioni mbi gratë greviste në Ballsh

0
124

Video/ Albana Vokshi publikon premtimin e Rames ndaj naftetareve per t’u paguar rrogat e prapambetura: Edi Rama u vendos kushte grevisteve për t’i mashtruar sërish.

 

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi përmes një postimi në ‘Facebook’ i bën thirrje Ramës që të heqë dorë nga presionet mbi naftetaret greviste, ndërsa shtoi se kushtet që iu vë kryeministri është fytyra e korrupsionit që shkatërron jetët e shqiptarëve.

Sipas Vokshit, Rama ka vetëm një rrugë me grevistët: T’u paguajë djersën e vjedhur deri në qindarkën e fundit.

 

Postimi i plote:

Edi Ramat. Askush s’i beson më atij, pasi ka shkelur disa herë premtimin për rihapjen e rafinerisë dhe marrjen e pagave të prapambetura.

Në 17 shtator, naftëtarët e Ballshit ishin para dyerve të qeverisë në Tiranë për të kërkuar dialog. Edi Rama nuk i përfilli. I la burra e gra të pashpresë me arrogancën e një kryeministri që nuk di çfarë do të thotë të mos kesh mundësi t’u japësh darkë fëmijëve.

Gratë greviste në Ballsh janë në të drejtën e tyre.

Harbutëria dhe cinizmi i Edi Ramës, që u vendos kushte grevisteve për t’i mashtruar prapë, është fytyra e korrupsionit që shkatërron jetët e shqiptarëve.

Edi Rama ka vetëm një rrugë me grevistët: T’u paguajë djersën e vjedhur deri në qindarkën e fundit.

??

 

 

https://www.facebook.com/559294428/videos/10158922408049429/?t=4

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here