Sara Lleshi i kthehet Ballës: Reflekto, lëre sektorin ‘Spiropalist’ dhe riktheu tek vlerat e vërteta eurosocialiste!

0
250

Sara Lleshi, ndihmëse e Zëdhënësit të Presidentit të Republikës, ka reaguar për deklaratat e Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Taulant Balla lidhur me Komisionin e Venecias.

Lleshi shprehet se Presidenti ka fituar tre përballje me PS në Komisionin e Venecias.

Reagimi i plotë:

I kujtojmë Tao-s se:

Presidenti Meta është shpallur “Luani i Artë” i Venecias.
Presidenti Meta ka fituar 3-0 përballjen me Rilindjen në Venecia.
Presidenti Meta nuk i çoi me dëshirën e tij ndryshimet e njëanshme dhe brutale të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor në Venecia, por këtë gjë ja kërkoi Europa.
Presidenti Meta e dëgjoi Europën, tani dëgjojeni edhe ju!

Edhe një këshillë për Tao-n:

E kuptojmë hallin tënd për të zënë një vend të sigurtë në listat e deputetëve, por meqë ke treguar se je një djalë që di t’i marrësh kthesat në kohën e duhur, REFLEKTO dhe THELLOHU!

Distancohu nga Sektori i Strukturuar Spiropalist i Rilindjes (SSSR) sa je ende në kohë dhe riktheu tek vlerat e vërteta eurosocialiste!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here