Standard.al

Salla e kirurgjisë në spitalin e Burrelit jashtë funksionit, mjekët të karantinuar për 14 ditë

0

Që prej së hënës, salla e kirurgjisë në spitalin “Xhavit Mara” të qytetit të Burrelit ka dalë jashtë funksionit. Kjo për shkak se mjekët kirurg kanë rezultuar të infektuar me Covid-19.

Për 14 ditë pacientët që do të kenë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale do të referohen për në spitalin Rajonal të Dibrës ose në Tiranë.

Një tjetër shërbim i munguar aktualisht në spitalin e Burrelit është edhe ai i ORL, pasi mjeku otorinolaringolog është karantinuar në banesë si pasojë e infektimit nga Covid-19, raporton “Balkan Web”.

Mësohet se gjendja shëndetësore e mjekëve është e mirë dhe nuk kanë nevojë për hospitalizim.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.