Përkeqësohet situata nga COVID-19/ Meta letër zyrtare Ramës e Manastirliut: Duhet parandaluar katastrofa, a keni planifikuar fonde për pandeminë?

0
487

Presidenti Ilir Meta i është drejtuar ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, me një letër zyrtare, ku thuhet se “situata e pandemisë pritet të përkeqësohet drejt një katastrofe, që duhet parandaluar në kohë”.

POSTIMI I PLOTE I PRESIDENTIT META

Nisur nga përkeqësimi i dukshëm i situatës së pandemisë COVID-19, me shtim të numrin të personave të infektuar, e fatkeqësisht me rritje edhe të numrit të qytetarëve të cilën kanë humbur jetën, shtrohet si domosdoshmëri një rivlerësim tërësor i situatës dhe masave të marra në raport me të, duke konsideruar edhe afrimin e stinës së ftohtë, si një tjetër faktor rëndues.

Me përshkallëzimin e krizës së rëndë politike e institucionale, veçanërisht pas shkeljes brutale e të njëanshme të Marrëveshjes konsensuale të 5 Qershorit, situata e pandemisë pritet të përkeqësohet drejt një katastrofe, që duhet parandaluar në kohë.

Në këto kushte, po bëj publike letrën zyrtare që i kam dërguar ministres së Shëndetësisë, për dijeni Kryeministrit ende në detyrë dhe Kryetarit të Kuvendit.

122708193_3478622902183958_980191802295944173_o122720934_3478623012183947_7654593307849650101_o

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here