Standard.al

“Njolloset” Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë/ “Naftëtarët në grevë, Balluku hesht!”

0

Sot në mëngjes një grup aktivistësh të Organizatës Politike kryen një aksion ndërgjegjësues në hyrje të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Naftëtarët/et janë në grevë urie prej një muaji, por Edi Rama dhe ministrja e tij Balluku tallen me sakrificat e tyre.

Shqipëria lëngon përditë nga mijëra padrejtësi, por barra mbi kryet e naftëtarëve është e pashoqe. Prej një viti qindra gra e burra janë pa punë, pa paga dhe pa të ardhme. Çfarë kërkojnë janë të drejta jetike që u takojnë me ligj dhe vendim gjykate: pagat e prapambetura dhe rifillim të punës. Ligj e vendim që qeveria e kapur e Edi Ramës nuk ka vullnetin t’i zbatojë.

Aktivistët e Organizatës Politike, deklarojne se kemi qenë, jemi dhe do të qëndrojmë në krah të naftëtarëve.

Fitorja e tyre do të jetë një kambanë shprese për të gjithë punëtorët dhe njerëzit e nëpërkëmbur të vendit tonë.

#MeNaftetaret

(Shënimi nga rrjetet sociale)

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.