Kosovë/ Dy të dënuar arratisen nga burgu

0
176

Dy të burgosur janë arratisur mbrëmjen e sotme nga burgu Lipjanit në Kosovë.

Lajm për arratisjen e tyre e ka bërë publik Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Në njoftim thuhet:

“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sonte rreth orës 17:35, të miturit , R. S, viti i lindjes 2001 dhe A.K viti i lindjes 2003  janë arratisur nga Qendra Korrektuese Lipjan. R. S , ishte i dënuar me një vit  për veprën penale; Grabitje. A.K, ishte i dënuar me një vit  për veprën penale; Lëndim i rëndë trupor”, deklarohet në komunikatë.

Po ashtu, SHKK njofton se në lidhje me këtë rast janë njoftuar Policia e Kosovës, ndërsa SHKK ka themeluar Komision Hetimor për të hetuar se si ka ardhur deri te arratisja.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here