Forumi i anti-semitizmit/ Sekretari i Shtetit, Pompeo: Shqipëria mik i madh i SHBA

0
129

Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme në Forumin Ballkanik kundër Antisemitizmit të organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

Rama tha se Shqipëria ishte vendi që u kthye në shtëpi për hebrenjtë që para luftës së dytë botërore ku komuniteti hebre u njoh ligjërisht me besimin e vet.

Rama shtoi se pak muaj më parë u inaugurua një memorial dedikuar kujtesën së holokaustit në Vlorë.

Rama: Shqipëria ishte vendi që u kthye në shtëpi për hebrenjtë që para luftës së dytë botërore ku komuniteti hebre u njoh ligjërisht me besimin e vet. Kjo u pa natyrisht edhe fare qartë edhe gjatë luftës botërore se çfarë hebrenjtë donin të thonin për shqiptarët. Familje shqiptare vendosën jetën në rrezik për të mbrojtur hebrenjtë.

Pak muaj më parë ne me shumë krenari inauguruam një memorial dedikuar kujtesën së holokaustit. Në Vlorë ishin një numër i madh hebrenjsh në mes të shek. 15-të dhe për atë punë do të bëhet një muze që do të nderojë komunitetin hebre, këtë miqësi. Po ashtu do të quhet rruga e hebrenjve e cila u ndryshua gjatë komunizmit por asnjëherë nuk ndryshoi  në jetën e njerëzve. Sot si emër zyrtar është rruga e Hebrejve.

Ndërsa Sekretari Amerikan i Shtetit, mike Pompeo u shpreh se falë heroizmit të shqiptareve në Luftën e Dytë Botërore, që ishin strehe e hebrenjve, në fund të luftës kishte më shumë hebrenj në Shqipëri se në fillim të luftës.

Pompeo: Është e udhës që ky forum zhvillohet nga Shqipëria, një mik i madh i SHBA-ve. Falë heroizmit të shqiptareve në Luftën e Dytë Botërore, që ishin strehe e hebrenjve, i dhanë dokumente për të jetuar hebrenjve dhe në fund të luftës kishte më shumë hebrenj në Shqipëri se në fillim të luftës. Është nder për Shqipërinë dhe trashëgiminë e saj dhe par tolerancën e saj, ashtu siç reflektohet nga ky Kuvend që bashkon përpjekjet për të luftuar anti-semitizmin.

Por nuk jemi këtu për te folur për historinë, së pari duhet ta identifikojmë ketë kërcenim, pastaj ta luftojmë Anti-semitizmin, siç tha edhe Trump që duhet të bëhet përkufizimi i antisemitizmit për të pasur një fushë të përbashkët veprimi. Kemi parë një përhapje të antisemitizmit në vendet myslimane dhe kjo është shqetësuese, duhet që ata të flasin në gjuhën e paqe, duhet të garantojmë sigurinë e çdo personi që të jetojmë krah për krah në paqe. Zoti e bekoftë Shqipërinë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here