Standard.al

E rëndë/ Gjendet i vdekur në bagazhin e makinës reperi i njohur

0

Reperi Brian Trotter i njohur me emrin e artit si ‘Kent Won’t Stop’, është gjetur i vdekur në bagazhin e një makine pas një përplasje në autostradë, në Miami.

Oficerët e Patrullës së Autostradës në Florida zbuluan trupin e pajetë të 25-vjeçarit.Trotter, u pa për herë të fundit në 17 Tetor duke lënë shtëpinë e tij në Triangle, Virginia së bashku me Coltrain shoferin e tij.

Shoferi i reperit, Robert Deupree Avery Coltrain, është arrestuar dhe akuzohet për vrasje të shkallës së dytë dhe transport të paligjshëm të mbetjeve njerëzore.

Pas autopsisë, mjekët dolën në përfundimin se viktima u qëllua për vdekje disa herë dhe u la i vdekur në bagazh.

Në një raport të policisë thuhet se patrullat e autostradës u thirrën në vendin e aksidentit të makinës në autostradën Palmetto në Miami të Dielën.

Ata e tërhoqën automjetin tip Silver Acura 200, në një park makinash aty pranë, por dyshimet nisën pasi vunë re mizat që ishin mbledhur dhe një erë të rëndë.

Brenda bagazhit, u gjet trupi i mbështjellë me një copë pëlhure dhe në një fazë të avancuar të dekompozimit.

E rëndë/ Gjendet i vdekur në bagazhin e makinës reperi ‘Kent Won’t Stop’

Image

 

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.