Denoncon Berisha: Familja në Lushnje ka 5 ditë që ka kryer tamponin, dhe akoma nuk kanë marrë përgjigjet

0
87

Ish-kryemistri Sali Berisha ka denoncuar ditën e sotme në Facebook, rastin e një Familje në Lushnje, e cila ka 5 ditë që ka kryer tamponin dhe akoma nuk mkanë marrë rezultatet e përgjigjeve.

Berisha shkruan se ky është në një shërbim në kufijtë e turpit por edhe krimit epidemiologjik.

Postimi i Ish-kryemistrit  Berisha:

‘Shërbim në kufinjtë e turpit por dhe krimit epidemiologjik!

Prej prej ditësh me urdhër të kryepidimiologut xhahil të Surrelit ish kunata nuk i jep rezultatin e testit për covid19.

Kjo sepse numri i të infektuarve nuk mund të jete më shume se sa ç’dëshiron kryepidimiologu xhahil i Surrelit!

Lexoni denoncimin e pacientit dixhital! sb

Doktor mirmengjes !

Une qe po jo shkruaj jam nje qytetar nga qyteti i Lushnjes, dhe familjarisht bashke me bashkeshorten jemi karantinuar prej 7ditesh ne banese, pasi na u shfaqe temperatur dhe si qytetare te vedishem u karantinuma deri ne daljen e pergjigjese se Tamponit. Sot kane kaluar 5dite nga marrja e Tamponit dhe akoma nga ISHP nuk kane dale pergjigjet, kjo eshte skandal doktor pasi rrim pa mjekim deri sa te dal tamponin nderkohe gjendja mund te perkeqesohet nga keto vonesa.Kjo situat vonese e pa arsyeshme eshte per te gjithe qe kane bere Tampon ne shtete.

Nuk e di arsyen pse vonohen kaq shume dite ndoshta per ti drejtuar qytetaret ti bejne ne laboratoret private me 100€ Tamponi.

Keto qe po ju them jane shume te verteta verifikojin doktor.’

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here