Standard.al

“Zëri ynë nuk po dëgjohet”, revoltohen naftëtaret: Do të rrimë në grevë deri në vdekje…

0

Gratë naftëtare të Uzinës së Ballshit kanë hyrë në ditën e trembëdhjetë të grevës së urisë.

Ato thonë se nuk do të dalin nga greva e urisë pa marrë trembëdhjetë pagat e prapambetura të cilat shprehen se i kanë fituar me gjyq.

Ato i bëjnë thirrje kryeministrit të dëgjojë zërin e tyre përndryshe do të qëndrojnë atyre deri në vdekje.

Gratë naftëtare i kërkojnë deputeteve të parlamentit që të shikojnë se në çfarë gjendje janë ato.

“Zëri ynë nuk po dëgjohet. Nuk e dimë çfarë presin që të na japin një zgjidhje. Nuk dalim që këtu. Do të rrimë deri në vdekje. Fëmijët i kemi lënë në shtëpi na shikojnë vetëm nga televizori.

Përditë po ndihemi më të dobëta. Nuk jemi gra për show, luftojmë për bukën e fëmijëve.

Zoti kryeministër jepi zgjidhje këtyre grave. Vërtetë thotë është privat me privat por ai është rregullator. Të kthehet në qeveri humaniste për nënat”, shprehen gratë naftwtare.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.