Naftëtarët e Ballshit, Teliti: Instancat të marrin përsipër urgjent situatën, ja çfarë më tha farmacistja në Elbasan

0
109

Drejtori i kabinetit dhe eksperti i ekonomisë në Partinë Demokratike, Dorjan Teliti i ftuar në emisionin “Tempora” ka kërkuar nga qeveria që të zgjidhin situatën e krijuar me naftëtarët e Ballshit.

Teliti ka treguar gjithashtu edhe një rast nga Elbasani, ku një farmaciste i kishte treguar se një qytetar nuk kishte pasur 20 lekë të vjetra për të blerë një paracetomol, duke ilustruar kështu krizën ekonomike në vend.

“Të hyjnë dhe të marrin seriozisht me të gjithë instancat e veta që nga Avokati i Shtetit, Prokuroria, Hetimi Tatimor, të vendosin dhe të marrin përsipër situatën aktuale. Të paktën ta zbardhin atë që mos të kemi një kompani të 5 siç po e trajton kryeministri. Ata janë atje dhe thjeshtë duan të marrin rrogat e tyre për të ngrënë bukë.

Kam qenë para 3 javësh me kryetarin e opozitës në Elbasan dhe jam futur  në një farmaci dhe më kanë thënë që ka ardhur një person dhe ka marrë një kokërr paracetomol. Ajo bën 20 lekë të vjetra dhe nuk kishte 200 lekëshin në xhep për ta blerë. Unë arrij ta besoj atë që po ndodh atje”, tregon Teliti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here