Standard.al

Kostoja e një recete ‘Covid’, sa 77% e rrogës minimale

0

Trajtimi në shtëpi i të sëmurëve me koronavirus kushton nga 18 mijë lek deri në 23 mijë lekë në varësi të markës së ilaçeve.

Për të krijuar një ide të saktë, në emisionin ‘Me pak fjalë’ u llogarit se kjo kosto është të paktën sa 39% e rrogës mesatare mujore, apo të paktën sa 77% e rrogës minimale në Shqipëri, dhe shumë më shumë se pensioni mesatar në vend.

Në emisionin ‘Me pak fjalë’ u llogarit kosto e trajtimit të një të infektuari me Covid19, bazuar në recetën e lëshuar mjeku specialist.

Kura Covid-19, për një person të infektuar është:

— Kurimi për 10 ditë me dy antibiotikë të ndryshëm;

— Kurimi me hollues standard të gjakut për rreth një muaj;

— Një kortizonik bazë për 10 ditë;

— Vitamina C dhe D për një muaj;

— Zink për një muaj;

— Ilaçe kundër temperaturës.

Kostoja e një kurimi të tillë e llogaritur shkon afërsisht në 18 mijë lekë, rreth 130 euro. Nga një recetë standarde Covidi, i vetmi medikament që rimbursohet është Xarelto, holluesi i gjakut.

Megjithatë, që të përfitohet rimbursim duhet të plotësohen shumë kushte nga pacienti, dhe pjesa dërrmuese e qytetarëve nuk e përfitojnë. Nëse disa medikamente në këtë kurë zëvendësohen me marka më cilësore dhe më të fuqishme brenda kategorive përkatëse, atëherë kostoja shkon në rreth 23 mijë lekë, ose rreth 190 euro.

Por ka edhe shumë persona, të cilët nga frika apo kujdesi detyrohen që të marrin antiviral, i cili shitet në tregun informal nga 400 deri ne 800 euro. Antiviralët nuk janë të detyrueshëm.

Përveç antiviralëve, ka të sëmurë që bëjnë në kushte shtëpie terapi oksigjeni, e cila është sërish shumë e kushtueshme. Ajo shkon më shumë se sa 100 euro. Prandaj, për shkak të antiviralëve dhe terapsië së oksigjenit, shumë vlerësime kanë dhënë shifra të mëdha dhe që nuk kanë lidhje me shumicën e atyre që kurohen në shtëpi.

Madje terapia e oksigjenit nuk këshillohet dhe duhet të bëhet në kushte shtëpie.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.