Itali/Shpërthejnë protestat e dhunshme kundër masave të reja anti-covid

0
86

Italia është përfshirë në protesta të dhunshme ditën e sotme, ku kundërshtohen masat e reja anti-covid, të cilat përfshijnë një mbyllje të gjithë sektorëve ekonomik pas orës 23:00.

Protestuesit dolën të zemëruar në rrugë në  disa qytete si : Torino, Milano, Napoli dhe Romë. Qindra protestues shkatërruan dyqanet, vandalizuan tramvajet dhe u vunë zjarrin koshave të plehrave. Grupe të rinjsh hodhën shishe qelqi dhe brohorisnin.

Ndërsa reagoi edhe kryeministri Conte, i cili u shpreh:

“Ky është një moment kompleks pasi kjo është një pandemi që po na sfidon ashpër, duke shkaktuar zemërim, zhgënjim dhe pabarazi të reja”. I vetëdijshëm për sa biznese po vuajnë, zoti Conte tha se qeveria kishte hartuar një plan.

Të martën pritet të miratohet një paketë deri në 6 miliardë dollarë për të mbështetur bizneset në sektorët e restoranteve, sporteve dhe argëtimit, të cilët u goditën rëndë nga kufizimet e reja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here