Ish-ministri i PS-së: Gjuetarët e pushtetit nuk e duan Gjykatën Kushtetutese!

0
110

Nga Elmaz Sherifi, ish-ministër i PS

Gjuetarët e pushtetit nuk e duan Gjykatën Kushtetuese!

Shqipëria është në anarki institucionale, sepse nuk ka Gjykatë Kushtetuese.
Gjykata Kushtetuese ishte ajo që me vendimet e saj ka mbajtur ekuilibrat politikë të pushteteve.
Ajo e anuloi edhe Marrëveshjen e Detit me Greqinë.
Por, “gjuetarët e pushtetit” nuk e dëshirojnë Gjykatën Kushtetuese, për ta ndryshuar legjislacionin ne Shqiperi e sidomos Kodin Zgjedhor, ashtu si ata e dëshirojnë.
Kryetari i Shtetit më së fundmi e ka rikthyer në kuvend për rishqyrtim Kodin Zgjedhor.
“Gjuetarët e pushtetit” e kishin deklaruar me kohë, se do e miratojnë pa ndryshime Kodin Zgjedhor.
Kjo vërteton ndryshimin e qëllimshëm e të njeanshëm të kushtetutës dhe legjislacionit zgjedhor, sepse para standardeve Zgjedhore u nevojitet pushteti.
Gjykata Kushtetuese është pengesa kryesore për “puçet” që kryhen nga pushteti ekzekutiv e legjislativ, prandaj ajo nuk bëhet funksionale, sado që është vendosur një nga kushtet themelore për hapjen e negociatave.
Gjykatën Kushtetuetese e pret një “Mal” me ligjet e atakuara nga Presidenti. Atë e pret edhe gjykimi i ligjshmërisë se zgjedhjeve vetëqeverisjes vendore të qershorit 2019. Prandaj ajo do të zvarritet deri në maksimum.
Gjuetarët e pushtetit vetë e krijuan precedentin e gjykimit të Komisionit të Venecias, kur menduan, se rolin e Gjykatës Kushtetuese, mund ta kryente ai komision për të legjitimuar shkarkimin e kryetarit te shtetit.
Pasi dështuan, tani nuk mund të pranojnë një opinion të ri nga Komisioni i Venecias për Kodin Zgjedhor.
Tashmë “gjuetarët e pushtetit” i kanë hequr maskat e nuk pyesin për asnjë këshillë apo kusht që vendoset nga institucionet ndërkombëtare.
Ju duhet vetëm pushteti!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here