Standard.al

‘Edhe Taulant Balla po t’i numërojë votat, nuk e ndal fitoren e opozitës’

0

Edhe Taulant Balla po t’i numërojë votat më 25 prill, e ka të pamundur të ndryshojë rezultatin, ironizoi sot kryetarja e LSI, Monika Kryemadhin, Sekretarin e Përgjithshëm të PS.

Gjatë një konference shtypi, Kryemadhi shprehu bindjen e plotë se opozita e bashkuar do t’i fitojë zgjedhjet më 25 prill.

“Pavarësisht se Oliver Varheli, bëri kërkesë ku i kërkon maxhorancës që të presë e mos të bëhet arrogante, kjo tregon panik dhe mungesë besimi që ka Rama dhe grupi i tij për zgjedhjet e 25 prillit, – tha Kryemadhi për ndryshimet e Kodit Zgjedhor. – Kodi zgjedhor është taktikë elektorale që Rama tenton që të çorientojë qytetarët.  Mendoj se është taktikë elektorale që përdoret rëndom, por që është bërë demode.

Në LSI ka prurje të reja që vijnë me vizion të 2021-it. E ka të kotë.

Në 25 prill, edhe Taulant Balla t’i numërojë votat e opozitës, e ka të pamundur që të ndryshojë rezultatin. Ata ishin vet që i numëruan votat e tyre dhe s’i nxorën dot për një muaj.

Pika e fortë e opozitës është objektivi që ka. LSI ka objektiv zgjidhjen e problemeve, vendet e punës, sistem arsimor dhe slogani ynë; Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve”, tha Kryemadhi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.