E publikon poeti arbëresh Mario Bellizi/ Biseksualiteti i gjeniut Jeronin De Rada sipas studimit të Arshi Pipës

0
139

Poeti dhe studiuesi arbëresh Mario Bellizi ka publikuar në rrjetin e tij social një histori dashurie, e panjohur për botën tonë shqiptare, që lidhet me poetin arbëresh, Jeronin De Radën. Është një miqësi biseksuale e De Radës kur ishte një i ri, duke braktisur kolegjin e zhvendosur në manastir, ku njohu djalin që dashuroi Raffaelo Zagarenë.

Për këtë histori, Bellizi na zbulon se ka qenë një konsideratë e Arshi Pipës, në një studim të tij, prej edhe ku është referuar fragmenti i mëposhtëm. Bellizi na sjell edhe një dëshmi të studiuesit Vincenzo Belmonte, i cili sjell informacionin kur De Rada ka dëshmuar këtë fakt në Autobiografinë e tij.

 

Kjo histori dashurie, tregon autori, është një shndërrim i miqësisë së poetit me Zagarenë në Sant’Adriano. De Rada e ka zëvendësuar kolegjin me një manastir, ndërsa përmbys gjinitë.

Lesbizmi dhe historia e baltosjes së pederastisë së ndershme tregon qartë se mashkulliteti dhe feminitetit janë të mbivendosura tek ai: një konstante në punët e tij, siç tregohet në shumë raste në të cilat autori përcjell me indiferencë ndjenjat e tij përmes personazheve meshkuj ose femra. (Arshi Pipa, Hieronymus De Rada, München 1978, f. 193.)

Raffaele Zagaresë ishte një shok klase, kështu që Girolamo thotë: “Vetëm në rrugët e shëtitjes dhe pak më vonë, me një djalë italian më të ri se unë, gjithashtu pa shok, sepse ishte i sapo ardhur u afruam, dhe shkëmbyem fjalë atje ku ishim. Ai ishte nga rende, në rrethin Cosenza, nga shtëpia e Zagaresë. Lindur nag një vajzë e Baronit të San Donato, me shpirtra të pastër, të pafajshëm dhe të vërtetë, ndërsa del një shtëpi naive”.

Studiuesi Vincenzo Belmonte shkruan se: “Në kolegjin arbëresh (italo-shqiptar) të Sant’Adriano në San Demetrio Corone, Girolamo De Rada pa nënë, në moshën njëmbëdhjetë vjeç, djalë i një prifti katolik i ritit bizantin, bie në dashuri me një shok, Raffaele Zagaresë (,,,,).

Kur antarin më të fundit të familjes po e merr vdekja, De Rada në moshën 84 vjeçare, i moshuar e në vetmi, ndjeu nevojën për t’i thirrur botës në Autobiografinë e tij, ku shfaq lumturinë e tij për dashurinë rinore, e cila tani më shumë se kurrë iu shfaq si një dhuratë hyjnore.”

 

Mario Bellizzi është poet bashkëkohor arbëresh, me një kontribut të rëndësishëm për mbajtjen gjallë të trajtave dialektore arbëreshe. Ka lindur në Shën Vasil të Kalabrisë, në vitin 1957. Pavarësisht se studioi në degën matematikë-fizikë, ai mbeti i pasionuar pas poezisë, antropologjisë dhe etnologjisë, sidomos për botën arbëreshe dhe ballkanike.
Ai shkruan në arbërisht dhe në italisht. Ka fituar një sërë çmimesh ndërkombëtare për krijimtarinë e tij letrare. Disa nga librat e tij janë: “Antologjia poetike: Shën Vasil” (1982); “Kristla”, 1983, e ribotuar në revistën ‘Fjala’; “Shën Vasili i Madh” (1995); Vallja e Zanave (2000) – Itali; “Kush jemi na tani?” (1997); “Dalja e fundit në Bukurën Morea” (2003); “Jan di lula monosaqa” (Sytë dhe violetët) (2004); “Me Dionisin drejt Kostandinopojes” (2006); “Anemoni i kuqe dhe zogjtë e De Radas” (2006); “Anketuesit e mbretit” (2018); “Pasqyra dhe hija”, (2018) etj. Poezia “Këngë arbëreshe”, është vlerësuar një nga krijimet më të bukura të Bellizit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here