“E ka shkatërruar këtë shtet”, Mediu: Vlerësimi i “Venecias” pengon pushtetin e Ramës dhe miqve të tij

0
85

I ftuar në studion e Ora News, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, foli lidhur me përplasjen e krijuar për shkak të nevojës së ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Sot Komisioni i Ligjeve rrëzoi draftine  Presidentit Meta që këto ndryshime të shkonin për rivlerësim Komisionit të Venecias.

Kështu këtë të enjte, Kodi i Ri Zgjedhor do të kalojë për miratim nen për nen në Kuvendin e Shqipërisë. Megjithëse Bashkimi Europian si një nga kushtet kryesore për integrimin e vendit ka zgjedhjet e lira dhe të ndershme, sipas Mediut Ramës nuk i intereson një gjë e tillë.

Mediu: Ky nuk është vetëm një zë i Komisionerit, është një zë i të gjithë Europës, edhe i vendeve anëtare të Bashkimit Europian, në mënyrë të veçantë Gjermania, i  ka kërkuar një reformë zgjedhore konsensuale. . Partia Popullore Europoiane, Partitë Konservatore i kanë kërkuar z. Rama jo vetëm ndryshime kuhtetuese, por edhe ndryshime zgjedhore, të cilët z. rama i shpërfilli.

Të njëjtën gjë që bëri edhe dje, i cili është një akt i paprecedentë në jetën politike shqiptare. Në një moment shumë të rëndësishëm për Shqipërinë në statusin e vendit kandidat. Rama nuk i ka thënë jo vetëm komisionerit për zgjerim, iu ka thënë jo të gjithë shqiptarëve. Europa nuk është qëllimi i Edi Ramës. Qëllimi i tij është pushteti dhe korrupsioni që vjen përmes pushtetit. 

Edi Rama e ka përcaktuar axhendën e tij, e cila është manipulimi i zgjedhjeve. Deri dje e ka bërë këtë manipulim përmes grupeve kriminale, tashmë kërkon të ndërtojë një kuadër ligjor i cili pengon zgjedhjet e lira dhe të ndershme.  Dhe pengon bashkimin e shqiptarëve për të hequr këtë pushtet që nuk ka më asgjë tjetër, përveç të keqes.

Mediu: Kemi ardhur në situata sa tragjike aq edhe absurde. Sepse të arrish edhe aty sa të gjykosh Komisionin e Venecias se do prishkan standartet e zgjedhjeve dhe Rama dhe Balla deshkan standarde zgjedhjesh, është një gjë që nuk ka shqiptar me apo pa shkollim që ta pranojë.

Të gjithë qytetarët, me çfrarëdolloj bindjeje politike, shikojnë që standardi i Venecias dhe OSBE/ODIHR janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.  Edi rama nuk do as bashkëpunim, ai shkeli edhe marrëveshjen e 5 qershorit. Arsyeja është e thjeshtë. Ai do të mbajë ende pushtetin dhe ta përdorë atë për afera korruptive. Edi rama e ka shkatërruar këtë shtet.

Nuk kemi sistem gjyqësor, nuk kemi parlament dhe nga ana tjetër nuk kemi më as një rilindje, por një grup që është përzgjedhur në mënyrë krejt preferenciale. Prandaj unë mendoj që tashmë ka nevojë për një opozitë të organizuar. Duhet të ketë nga një përfaqësues të opozitës në çdo qendër të votimit, me qëllim që të garantohet vota e tyre dhe të kemi zgjedhje të ndershme më 25 prill.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here