Standard.al

Çfarë pritet të ndodhë në Kosovë? Mbërrin një avion special nga Haga

0

Një avion special ka mbërritur në aeroportin e Prishtinës, ndërkohë që Haga nuk ka dhënë asnjë informacion.

Edhe pse nuk ka linjë direkte Amsterdam-Prishtinë, avioni special, është ulur në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Aeroplani vazhdon të qëndrojë edhe sot në Aeroportin e Prishtinës ndërsa nuk dihet nëse ky fluturim lidhet me Gjykatën Speciale që e ka bazën në Hagë.

Express ka dërguar pyetje në adresë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar për t’i pyetur rreth kësaj çështje, megjithatë zëdhënësi Christopher Bennet, ka thënë se nuk është një temë për të cilën mund të jap informacione.

“Kjo nuk është çështje për të cilën mund të iu japë ndonjë informacion”, ka thënë Bennet për Gazetën Express.

Gazeta Express përmes të njëjtit email ka dërguar pyetje edhe në adresë të Dhomave Specializuara të Kosovës dhe në adresë të Zyrës së EULEX-it në Kosovë, meqë sipas burimeve në afërsi të Aeroportit gjatë ditës së djeshme janë parë edhe zyrtarë të misionit të BE-së në Prishtinë.

Por nga këto dy institucione s’kanë dhënë ndonjë përgjigje.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.