Standard.al

Zv/ Presidenti i PPE: Rama të presë Venecian…

0

Andrey Kovatchev, Zëvendës president i Partive Popullore Europiane në PE, në një reagim në  Twitter  i ka bërë thirrje kreut të qeverisë shqiptare, Edi Rama që të presë vendimin e Komisionit të Venecias, para së të votojë dekretin e kreut të shtetit për ndryshimet në Kushtetutë dhe Kodin Zgjedhor.

Andrey Kovatchev thotë se është dakord me qëndrimin e Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

“Unë mbështes qëndrimin e Komisionerit Oliver Varhelyi! Kodi Zgjedhor duhet të jetë në çdo rast, në përputhje me mendimin e Komisionit të Venecias, pasi do të ishte në favor të demokracisë në  Shqipëri. Unë i bëj thirrje Kryeministrit Rama dhe Kuvendit të Shqipërisë që ta respektojnë këtë”,- shkruan Andrey Kovatchev.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.