Zgjedhorja, Meta i përgjigjet ashpër Ramës: Ke shkelur brutalisht marrëveshjen e 5 qershorit…

0
69

Presidenti Ilir Meta ka folur në një bashkëbisedim me gazetarët për reagimin e Kryeministrit Edi Rama në lidhje me kthimin e ligjit për ndryshime në Kodin Zgjedhor.

Rama tha se askush nuk mund të vërë në diskutim vullnetin e Parlamentit dhe do e votojnë sërish pa asnjë ndryshim.

“Unë jam këtu për të demonstruar përgjegjshmërinë e plotë dhe maksimale të institucionit të Presidencës për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme për një vend anëtar të OSBE. Së dyti të një vendi anëtar të Këshillit të Europës që i ka disa kushte për çeljen e negociatave për në BE dhe të një vendi fqinj si Maqedonia e Veriut që ka treguar si janë zgjedhjet e ndershme dhe demokratike. Si do sillet mazhoranca, pritet për tu parë. Nuk kam asnjë arsye përse të mos shoh reflektimin e tyre. Kanë shkelur brutalisht marrëveshjen e 5 Qershorit, megjithatë secili mban përgjegjësi për aktet dhe vendimet e tij. Vendimet e presidentit kanë qenë gjithmonë për të ardhmen europiane të Shqipërisë”, tha Meta.

I pyetur nëse do të zhvillojë takime për të zgjidhur përplasjet në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Meta qëndroi i prerë për marrëveshjen e 5 Qershorit, të cilën e konsideron si të vetmen që duhet të respektojë mazhoranca.

“Presidenti nuk ka se çfarë takimi të zhvillojë se është firmosur marrëveshja me 5 Qershor dhe ka vetëm një mënyrë dhe të gjithë kanë vetëm një detyrë, ta respektojnë. Presidenti po e respekton duke i dhënë mundësi që të reflektojnë. Se si do të veprojë mazhoranca apo Kuvendi një partiak, është përgjegjësi e tyre. Presidenti do të mbrojë gjithmonë rendin Kushtetues”, tha Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here