Video/Shqiptari u kap me 1.2 ton drogë në Greqi:I dija cigare…

0
162

Një shqiptar ra në prangat e policisë greke dy javë më parë, teksa po futeshe ilegalisht me një skaf, në të cilin  kishte 1.2 ton kanabis. Droga në qoftë se do të shitej kapte shifrën e 6 milion eurove,

Shqiptari në dëshminë e dhënë  përpara drejtësisë Greke ka deklaruar se ai po futeshe ilegalisht në shtetin fqinj dhe e dinte se kontrabandonin cigare dhe jo 1.2 ton kanabis. Në momentit  që e kuptoi që ishte lëndë narkotike ai, debatoi me drejtuesin e skafit.

“Unë hyra në konflikt me kapitenin kur kuptova që po transportonim hashash. Isha mjaft e frikësuar. Unë nuk kisha asnjë lidhje me transportin e drogës”, tha shqiptari.

Skafi i shqiptarëve u pikas në Gythio nga një patrullë. Disa ditë më pas ky skaf u gjet gjysmë i mbytur teksa droga e vendosur në 20 çanta udhëtimi dhe tetë pako kapte sasinë e 1.2 ton drogë me vlerë 6 mln euro. Operacioni përfundoi më 13 tetor me arrestimin e dy shqiptarëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here