Standard.al

Vetëvritet 33 vjeçarja në Tiranë. Katër të afërmit e saj, nën hetim, fshehën armën dhe provat

0

Një 33 vjeçare i ka dhënë fund jetës së saj, duke u vetëvrarë me një armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ali Shefqeti” në Shkozë në banesë. Policia deklaroi që 33-vjeçarja me inicialet M.H. ishte në gjendje të rënduar psikologjike.

Policia ka njoftuar se po heton në gjendje të lirë 4 persona, të afërmit e 33 vjecares që mendohet të kenë fshehur armën dhe provat e nagjarjes.

Të proceduarit janë; Xh.L., 26 vjeçe, S.H., 57 vjeçe, E.L., 32 vjeç dhe D.G., 56 vjeç.  Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.