Standard.al

Tirana zhytet në kaos nga trafiku/ Shpërthen Teliti: Filloi tmerri i vërtetë…

0

Kreu i qeverisë Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale hartën informuese për devijimin e trafikut për shkak të punimeve që po kryhen në Unazën e Madhe.  Ai thumbon opozitën e cila për tre vite mbështeti protestën e banorëve të Unazës. Rama thotë se ky investim u pengua nga ata që i lanë rrugët rrugëve.

“Mirëmëngjes dhe me këtë video informuese mbi planin menaxhimit të trafikut që nis sot në nyjen e SHESHIT SHQIPONJA, për shkak të punimeve që po kryhen në UNAZËN E MADHE të Tiranës të cilën për 3 vite e bllokuan ata që i lanë rrugët rrugëve, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Pas tij reagoi Partia Demokratike.

“Për qytetarët që u duhet të dalin apo të hyjnë në Tiranë fillon tmerri i vërtetë i trafikut. Tmerri i trafikut i shtohet historisë mafioze të korrupsionit ndërkombëtar të ER, Damian Gjiknurit dhe DH Albania. 48 milion euro i ka taksur ER dhe Damian Gjiknuri shtrimit të asfaltit në një segment vetëm 2.2 km të gjatë.

Të tre lotet e projektit u fituan pa garë me pothujase 100% të vlerës limit të tenderave, ku gjithmonë merrnin pjesë 2 firma dhe njëra nuk jepte ofertë financiare.

Historia mafioze e Unazës së Re ngrihet mbi dramën e qindra familjeve që mbetën pa strehë për të mos prekur projektin e kullave të Edmond Begos.

Një aferë ndërkombëtare 48 milion € që u mbyll me vetëm një të dënuar, një recepsionist 26 vjeçar që u bë kurban për një grusht para,” shkruan drejtori i Kabinetit në PD, Dorian Teliti.

Image

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.