Spitalet COVID/ Eksperti: Eksperiment i rrezikshëm me jetën e shqiptarëve…

0
127

Sistemi spitalor shqiptar po kalon në kolaps për shkak të numrit të madh të personave të shtruar në spitalet Covid.

Ndërkohë që qeveria po reklamon hapjen e spitalit Covid 3, burimet thonë se nuk ekzistojnë as mjekët dhe as pajisjet për të vënë në funksion këtë spital.

Kurse mediat pranë qeverisë shkruajnë se te spitali Covid 3 do të transferohen pacientët që në të dy spitalet aktuale janë në gjendje të stabilizuar.

Eksperti Erion Dasho e quan këtë një eksperiment të rrezikshëm me jetën e shqiptarëve.

“A mund të punojë mbrapsht sistemi i referimit të pacientit në rastin e COVID-19?!

A mund që një pacient “i stabilizuar” të transferohet nga një strukturë që ofron një nivel më të lartë shërbimi drejt një strukture që ofron nivel më të ulët pa u deklaruar “i shëruar” ose të paktën “i përmirësuar” për arsyen e shtrimit në spital?!

Në kushtet e një sëmundjeje që nuk njihet ende plotësisht dhe është dalluar deri tani për vështirësinë e parashikimit të ecurisë klinike?!

Kush do të mbajë përgjegjësinë përpara familjarëve dhe ligjit në se pacienti i transferuar vdes?! Po në se “destabilizohet” sërish?! Apo ping-pong drejt COVID-1 dhe 2?!

A mos është i gjithë ky një tjetër eksperiment i rrezikshëm për shëndetin dhe jetën e shqiptarëve?!” shkruan Dasho.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here