Shqiptarët në ”kampin e ferrit”, nis riatdhesimi por disa familje fshihen…

0
172

Një ditë më parë, trajtuam situatën në të cilën ndodhen shqiptarët në kampin e ferrit në Siri dhe sot mësohet se do të nis riatdhesimi i tyre. Të paktën kështu bën me dije Gjysmëhëna e kuqe siriane, e cila thotë se kjo punë po arrihet falë bashkëpunimit me qeverinë shqiptare.

Fëmijët dhe gratë që ndodheshin prej më shumë 7 vitesh në Siri janë tërhequr nga shtetit shqiptar dhe në një kohë të shkurtër pritet riatdhesimi i tyre. Mes të transferuarve për në kampin Roxh janë Endri Dumani, Brunilda Koçollari, Entela Vladi, Ruzhdie Balliu, Lavdie Kaca, Klotilda Zani, Revajet Fidani nga Gostivari së bashku me të gjithë fëmijët e tyre.

Përpjekjet e qeverisë për tërheqjen e shqiptarëve nga kampi kanë marrë një drejtim pozitiv, por orët e fundit mësohet se një pjesë e të burgosurave nuk kanë pranuar të largohen nga Al Hawl, duke ju fshehur kërkimeve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here