Rritet numri të infektuarve, Spanja shpall gjendjen e jashtëzakonshme…

0
109

Në përpjekje për të ndihmuar në kontrollin e një rritje të infektimeve me koronavirus, Spanja ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme kombëtare dhe ka vendosur një fashë orari ku qytetarëve i është ndaluar lëvizja gjatë natës.

Kryeministri Pedro Sánchez tha se fashë-orari, i cili hyri në fuqi të dielën në mbrëmje, do të zbatohej midis orëve 23:00 dhe 06:00.

Refereruar masave, autoritetet lokale kanë të drejtë të ndalojnë udhëtimin nga një rajon në tjetrin.

Z.Sánchez gjithashtu shtoi se këto masa do të jenë në fuqi për 15 ditët, e nëse kanë rezultat do të vijojnë për gjashtë muajt e ardhshëm.

Kujtojmë se gjatë valës së parë të Covid-19, Spanja ishte një ndër vendet më të goditura, e si rrjedhojë kishte edhe kufizimet më të ashpra. Si shumë shtete, Spanja u godit nga një valë e dytë shumë më masive. Shteti ka rreth 20,000 infektime ditore, shifër mjaft e lartë krahasuar me vendet e tjera në Europë./BBC/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here