Standard.al

Reagon Vasili për bllokimin e ‘Shqiponjës’: Rama po ju shton torturën njerëzve…

0

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka reaguar me një shenim në faqen e tij në facebook pas kaosit të krijuar nga bllokimi i rrethrrotullimit të sheshit “Shqiponja”.

“Tani Krye Mashtruesi po ju shton torturën njerëzve pa marrë asnjë masë për mundësi reale alternative të trafikut pas bllokimit të rrethrrotullimit të Shqiponjës”, shkruan Vasili.

Ja postimi i plotë

Për 7 vjet KM, Krye Mashtruesi, leu fasada, shqepi dhe shtroi 10 herë bulevardin e Tiranës, harxhoi qindra milionë me zyra luksi, ropi miliarda me koncesione dhe tendera sekrete edhe për letër higjenike.

Tani u kujtua për rrethrrotullimin te Shqiponja në hyrje të Tiranës që është prioritet.

Apo ishte prioritet vetëm pasi të mbaronin zhvatjet e tjera lart e poshtë nëpër Shqipëri.

Kush ja ndali dorën ta bënte të parin ketë?

Krye Mashtruesit nuk ju ndal dora të jepte 1.2 miliard euro për një koncesion rruge.

Krye Mashtruesit nuk ju ndal dora kur ju prishte shtëpite me gaz helmues qytetarëve.

Krye Mashtruesit nuk ju ndal dora të falte edhe detin e Shqipërisë.

Këto nuk i ha më njeri Krye Mashtrues.

Tani Krye Mashtruesi po ju shton torturën njerëzve pa marrë asnjë masë për mundësi reale alternative të trafikut pas bllokimit të rrethrrotullimit të Shqiponjës.

Për të hyrë e për të dalë në Tiranë qytetarët do hyjnë nëpër rrugica të ngushta, do badërdisen nga karburanti, do shkatërrohen nga nervat, do humbasin kohë pa fund dhe do të lëvizin me 2km në orë.

Turp KM, Krye Mashtrues!!

Image

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.