Standard.al

Rama viziton spitalin Covid 3, garda rrethon të gjithë zonën…

0

Kreu i qeverisë Edi Rama ka mbërritur pak minuta më parë në spitalin Covid 3, i cili pritet të hapet së shpejti në ambientet e ish-kirurgjisë në QSUT.

Siç shihet dhe nga pamjet, e gjithë zona rreth spitalit ka masa të shtuara sigurie në pritje të Ramës, ndërsa kreu i qeverisë si zakonisht, edhe këtë takim do ta ketë me regji qendore.

Spitali Covid 3 pritet që të ketë 150 shtretër në total, ku pritet që të trajtohen pacientët që janë në gjendje më të stabilizuar. Fillimisht pritet hapja e një pavioni me vetëm 40 shtretër, ndërsa në dispozicion do të jenë 50 mjekë dhwe infermier, që do kujdesen për pacientët.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.