Pritshmëritë nga zgjedhjet Presidenciale në SHBA

0
132

ASLLAN BUSHATI

Edhe pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në SHBA. Ata po vijnë në një kohë jashtzakonisht të vështirë e të paimagjinueshme që na imponoi pandemija botrore e koronavirusit kinez. Pra, në kohë krize ekonomike botrore (kuptohet dhe amerikane), kohë krizë shëndetsore, kohë krize të brendëshme e të jashtmë për cdo vend, (politike e diplomatike), kohë e streseve madhore dhe mbi të gjitha paqartësie e besimi për të ardhmen.

Në SHBA, masmedia, stafet elektorale të të dy krahëve të politikës, e kandidatët për president, i kane cuar përceptimet programore në kufijt e të pabesueshmes. Si asnjëherë më parë, ka akuza të dyanëshme në skajet e të papranueshmes për: korrupsion, neglizhencë, paaftësi, indiferencë, mosmenaxhim e deri qëndrime rracore e antikushtetuese etj. Këto e kanë polarizuar mjedisin shoqror deri në kufijt e një “lufte klasore” krejt të panevojëshme, vetëm për ruajtjen ose përmbysjen e karrigeve qeverisëse.

Në gjykimin tim e majta amerikane para dhe pas ardhjes në pushtet të Presidentit Trump e teproi shumë me informacine jo të besueshme për: histori rozë me femra që para tridhjetë viteve, me insistimin e ndihmesës së segmenteve sekrete ruse në rezultatin e zgjedhjeve të 2016-tës, të cilat me dokomenta u rrëzuan. Po ashtu me kundërshtimet për emrimet në Gjykatën e Lartë, me sistemin shëndetsor, emigracionin, mjedisin, diplomacinë për Iranin, Korenë e Veriut, NATON etj, ku lihet të kuptohet se njera palë është patriote e tjetra jo patrote. Kjo ka ndjellë e frymëzuar segmente ekstreme të dhunëshme në rrugë e në mjediset qëndrore të shumë qyteteve duke dhunuar policinë, pronën e qytetarëve, rendin e qetsinë publike. Pse? Për karrigen e pushtetit.

Edhe e djathta nuk e ka ruajtur qetsinë dhe menaxhimin e situatave si forcë në pushtet që ka detyrime pavarsisht bindjeve politike. Shpesh ajo ka rënë në “grackën e skifterve” të së majtës duke i quajtur pikpamjet e tyre politike si “socialiste”e “komuniste” e duke insistuar se ata janë mina në themelet e Kombit Amerikan. Pse? Vetëm që të blokohet rrotacioni për karrigën e pushtetit.

Parë nga këndshikimi mbarshqiptar, pavarsisht nga dallimet substanciale të dyja krahët e politikës amerikane, ata kanë treguar e tregojnë ndiesi positive për shqiptarët. Ata e dinë mirë se ne jemi dashamirësit më të mëdhej amerikan në planet. Ne nuk kemi qenë, nuk jemi aktualish dhe nuk do të jemi asnjëherë edhe në të ardhmen jashtë planeve korente e perspective përkrahjes amerikane pavarsisht se kush është e do të jetë në pushtet (republikan apo demokrat).

Nisur nga sa më sipër, më duket fëminore e deri qesharake rreshtimi apo thirrjet e medjave shqiptare, e aq më keq e politikanve të caktuar, për të përkrahur këtë apo atë forcë politike, këtë apo atë president në këtë process zgjedhor.
Kryeministri ynë Edi Rama, në procesin zgjedhor 2016 në SHBA, bëri gafën më të madhe politike, deri rrugacrore, me deklaratën që tha për Presidentin Trump. Kjo sigurisht që nuk kaloi papasoja, madje na baltosi të gjithë ne që jetojmë këtu në SHBA. Atëhere lypset të mësojmë nga këto qëndrime diletante dhe të lihet rehat komunitetit shqiptaro- amerikan që të votojë lirshëm e në përshtatje me interest personale, familjare, të komunitetit dhe të Kombit.

Komunitetit shqiptaro- amerikan, ka nevojë për të patur miq e dashamirë në të dy krahët e politikës amerikane. Për të patur miq tek të zgjedhurit vendor, në Kongres, Senat, Departamentin e Shtetit dhe po të jetë e mundur edhe në Shtëpinë e Bardhë. Vetëm kështu do ti shërbehet më mirë komunitetit dhe Kombit. E them këtë se vendimet më të rëndësishme për Kombin tonë janë marrë këtu në SHBA, dhe roli i këtij komunitetit shpesh ka qenë vendimtar e shpëtimtar dhe i tillë do të jetë edhe për të ardhmen.
Komuniteti shqiptar lypset që me mencuri të menaxhojë votën e përqëndruar. Ajo mund të përqëndrohet për një antar të këshillit bashkiak, për një asamblist, kryetar bashkie apo guvernator, për një kongresmen apo senator etj.

Në rastin konkret të zgjedhjeve presidenciale të 3 Nëntorit këtij viti, në qoftë se vota e komunitetit shqiptar vecanërisht në Michigan e Florida adresohen për Presidentin Trump, atëherë ka shumë gjasa që ata ta cvendosin balancën në favor të zgjedhjes tij si President i SHBA-së. Nga ana tjetër, në NY cdo votë për Trump do të ishte votë e djegur se mjedisi është madhor për demokratët. Kjo nënkupton atë që përqëndrimi i votive është mencuri dhe i rëndësishëm.

Si përfundim, ajo që më duket si substanciale për ta ritheksuar në këtë proces zgjedhor, është nënvizimi edhe një herë i faktit se mediat dhe politikanët shqiptarë duhet të heqin dorë nga tifozllëku për ta drejtuar komunitetin në një kah të caktuar partiak. Lereni komunitetitn të bëjë atë që gjykon se është më e dobishmja për ne në SHBA dhe për Kombin. Respekte.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here