Standard.al

Nis riatdhesimi i grave dhe fëmijëve shqiptar nga kampi “Al Hol”

0

Ka fillua operacioni i riatdhesimit të grave dhe i fëmijëve shqipëtar, të cilët kishin ngelur të bllokuar në kampin “Al Hol” në Siri.

Lajmi është dhënë nga Gjysmëhëna e Kuqe e Sirisë, e cila thekson

“Nën udhëzimet e Khaled Hboubati, president i Gjysmëhënës së Kuqete se personave që do të dërgohen në Shqipëri, iu është bërë një kontroll mjekësor. Ata janë shoqëruar fillimisht për në Damask dhe më pas do të bëhet transferimi për në Shqipëri“, shkruan Gjysmëhëna e Kuqe Siriane në Facebook.

Një numër i madh grash dhe fëmijësh nga Shqipëria kishin ngecur në këtë kamp të kontrolluar nga forcat kurde prej disa vitesh. Bëhet fjalë për familjarë të luftëtarëve shqiptarë që kishin shkuar për të luftuar në krah të grupeve radikale kundër Presidentit Asad në Siri.

Një pjesë e tyre mbetën të vrarë duke lënë gratë dhe fëmijët vetëm, ndërsa të tjerë u shpërndanë pas marrjes së territorit nën kontroll nga forcat kurde.

Pasi morën zonën nën kontroll, kurdët i mblodhën gratë dhe fëmijët e xhihadistëve shqiptarë në kampin “Al Hol” me qëllim mbajtjen e tyre nën kontroll.

Nga i njëjti kamp i riatdhesua edhe vogëlushi shqiptar Alvin Berisha, ngjarje e cila bëri bujë disa muaj më parë.

Një pjesë e mirë e vendeve i kishin tërhequr qytetarët e tyre nga kampi në fjalë, ndërsa shqiptarët mbetën aty deri ditën e sotme, ku nje pjesë e tyre janë nisur për në Shqipëri.

Pritet që në ditët në vijim të bëhet edhe transferimi i të tjerëve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.