Standard.al

Nëna e vajzës së vrarë nga ish-kunati: S’pa një ditë të bardhë kur shkoi në atë derë…

0

Nëna e Jetmira Hasanit, 35-vejçarja që u vra në muajin shtator nga ish-kunati i saj, Agron Tanushi, ka sjellë në dritë detaje tronditëse nga jeta e vajzës së saj. Agron Tanushi e vrau Jetmirën brenda banesës, kur e ndjera ishte duke larguar plaçkat nga banesa ku qëndronte së bashku me vajzën 8-vjeç, njëherë e përgjithmonë. Mbi të u derdhën breshëri plumbash, të cilat i shkaktuan vdekjen e menjëhershme

E ftuar në emisionin “Me zemër të hapur” në ‘News24’ nëna e moshuar e të ndjerës tregon mes dhimbjes se që kur e bija u martua në atë shtëpi, nuk pa kurrë një ditë të bardhë. Mes të tjerash ajo tha se edhe ujin e pinte me 100 llafe.

“Ai i ka krejt të sajuara (Per deshmin e Agron Tanushit). Na ka mbajtur 7 vite me gjyqe. Na çoi në gjyq dhe ata nuk vinin fare. Vajza ime me fëmijë në krah shkonte në gjyq. S’kishim kohë që çdo ditë të shkonim pas saj se ishim të sëmurë, më ranë këmbët. Ata janë me të meta mendore. Ai s’ka drita as uji, s’ka ditur ca ishte uji. S’mu duk asnjë gjë e habitshme. Ajo vajzë që kur shkoi në atë derë s’ka bërë një ditë të bardhë. Ajo dhe një pikë ujë e pinte me leje. E dinë ata mirë. Me hëngër një copë bukë thatë, u deshtë me bërë 100 llafe tym. Kot nuk kanë ikur 4 nuse, ato janë të babat e vet. Unë e di se ka tradhtar dhe xhelozi mes burrë dhe grua, po jo keshtu. Pse të bëjmë ne gjyq me Agron Tanushin? Ata 1 vit kanë qenë bashkë. Shtëpia nuk i falet vëllait, ku vajza ime kishte gocën në krah?! Dhe unë kur shkoja nuk futesha brenda. Prej 5 vitesh nuk futesha brenda. Ata nuk kanë pasur nevojë për urdhër-mbrojtjeje, pasi të dhunuarit ishim ne.”, tha nëna

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.