Standard.al

Ndahet nga jeta nënkryetari i parlamentit gjerman, mister shkaqet…

0

Thomas Oppermann, nënkryetar i parlamentit gjerman dhe anëtar i SPD ka vdekur në moshën 66 vjeçare.

Oppermann, Politikani kryesor Social Demokrat (SPD) dhe nënkryetari i Bundestag ra pa ndjenja të dielën në mbrëmje papritur ndërsa do të intervistohej për ZDF.

Oppermann u dërgua menjëherë në spital, por nuk arriti të mbijetonte. Sipas mediave gjermane nuk dihen ende shkaqet që çuan në vdekjen e nënkryetarit.

Ai kishte njoftuar në fund të gushtit se nuk do të garonte për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pas 30 vitesh në krye të Social Demokratëve.

Gjithashtu ka qenë udhëheqës i grupit parlamentar nga 2013 në 2017. Para katër ditësh, Oppermann kishte qenë në Romë për të takuar disa politikanë italianë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.