Standard.al

Meta ktheu pas Kodin Zgjedhor/ Rama i vendosur për të shkërmoqur “5 Qershorin”: Kodin e votojmë siç ishte sërish…

0

Maxhoranca nuk tërhiqet nga ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Kryeministri Edi Rama deklaroi sot i prerë se Kodi Zgjedhor i cili u kthye për shqyrtim nga Presidenti Ilir Meta në Kuvend do të votohet seancën e radhës pa asnjë ndryshim.

Sipas tij, askush nuk mund ta vërë në diskutim vullnetin e parlamentit dhe aq më pak Presidenti Ilir Meta.

“Votojmë sa më shpejt kur caktohet seanca e votimit pa asnjë ndryshim pikë dhe presje. Pa asnjë ndryshim pikë dhe presje do votojmë kodin siç është votuar nga parlamenti me një shumicë që është kuptimplotë dhe askush nuk mund ta vërë në diskutim vullnetin e parlamentit dhe aq më pak Ilir Meta”, deklaroi Rama.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.