Lajm i fundit/ Çfarë do ndodhë me 13 ish-deputetët e përjashtuar? Përgjigjet Basha…

0
120

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka komentuar vendimin e Komisionit të Vlerësimit të figurave në PD, që nxorën në listën e pritjes 13-ish deputetë të kësaj force politike.

Basha la të kuptonte në qendrimin e tij se për të gjithë personat që janë lënë në listë pritje, do të ketë një vendim të dytë që do të merret në Kryesi dhe në Këshillin Kombëtar.

Basha falenderoi nga ana tjetër Komisionit e Vlerësimit të figurave në PD për të gjithë procesin e kryer, që sipas tij është një model për të gjithë partitë në rajon.

Basha:

Mendoj se komunikimi ynë për këtë çështje ka qenë shumë i qartë, më vjen mirë që ka kaq shumë interes nga mediat për këtë çështje. Ndryshimi ka nisur nga brenda shtëpisë, sonë dhe është mendësia me të cilën do qeverisim.

Raporti i Komisionit do shqyrtohet në Kryesi dhe në Këshillin Kombëtar, dua ti falenderoj anëtarët e Komisionit për punën voluminoze, anëtarësia ka folur, dhe sipas statutit do merren vendimet përfundimtare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here