Historia dixhitale, puna e mrekullueshme e një elbasanasi!

0
133

Nga Mentor Kika

Jemi mësuar të lexojnë histori të njerëzve që i kanë bërë vetëm dëme këtij vendi. Ndaj unë sot dua t’ju sjell historinë e një njeriu që ka bërë e po bën një gjë të mrekullueshme për qytetin dhe vendin e tij.
Ky është Rudin Dakli, një djalë elbasanas, nga familja e njohur Dakli, i cili jeton në Kanada. Prej disa vitesh po mbështet një punë të madhe në Elbasan. Ka krijuar Arkivin Dixhital të Elbasanit, dhe ka hedhur në të çdo foto e informacion që ka vlerë për qytetin, historinë e tij, traditat, shkollën, familjet etj. Shumë njerëz dhe familje dorëzuan pranë kësaj qendre arkivat e tyre që i ruanin me fanatizëm, për ti bërë pjesë e Arkivit Dixhital. Sot ky arkiv është një pasuri e paçmuar, jo vetëm për këtë qytet. Eshtë dixhitalizuar një histori, që mund të zhdukej me kalimin e kohës.
Falë mbështetjes së Rudit, dhe punës së historianit osmanolog, Ermal Nurja në arkivat e Stambollit, u bë e mundur edhe katalogimi dhe përkthimi dokumentave të periudhës së Perandorisë Osmane për Kazanë e Elbasanit. Një punë fantastike që mund ti shërbejë çdo studiuesi të kësaj periudhe.
Sikur të kishim pak më shumë njerëz si Rudi, që të mbështesnin ca punë të mira për vendin dhe popullin, Shqipëria do të ishte shumë më ndryshe.
Për momentin kemi me shumicë njerëz të pasur që mbështesin partitë politike, sepse i marrin pas ato para shumëfish.

Image may contain: 1 person, sitting, tree, outdoor and nature
Image may contain: 3 people, crowd and text
Image may contain: plant, tree and outdoor
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here