Standard.al

Gjysmë Hëna e Kuqe siriane nis operacionin e shpëtimit të fëmijëve shqiptarë të ISIS

0

Pas shumë vitesh dhe vuajtjesh më në fund  është dhënë zgjidhje për 4 fëmijë shqiptarë në kampet e ish-ISIS në Siri.

Gjysmë Hëna e Kuqe siriane, pas përpjekjeve të shumta humanitare ka bërë e mundur dërgimi i disa familjeve shqiptare në vendlindjen e tyre.

Ndërsa qeveria siriane ofroi të gjitha lehtësitë e nevojshme, Gjysmëhëna e Kuqe Arabe Siriane (SARC) mundësoi me sukses familjet shqiptare që banonin në kampin Al-Hol në Hasakeh në vendin e tyre, me kërkesë të qeverisë shqiptare.

Nën mbikëqyrjen e inxhinier Khaled Hboubati, President i SARC, familjet iu nënshtruan testeve mjekësore para se të largoheshin nga kampi drejt Damaskut, të shoqëruar nga SARC.

Mark Ghareeb, kreu i Misionit të Shqipërisë në Liban, do të shoqërojë familjet në udhëtimin nga Damasku në Shqipëri.

SARC falënderon Federatën Ndërkombëtare të Shoqërive të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC) dhe në veçanti zotin Francesco Rocca, President i IFRC, dhe të gjithë partnerët humanitarë, si dhe palët e angazhuara në terren, për përpjekjet e bëra për të lehtësuar misionet humanitare të SARC për lehtësimin e të gjitha vuajtjeve njerëzore dhe për të mbrojtur dinjitetin e të gjithë njerëzve të prekur.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.