“Edi Rama bandit i zgjedhjeve”, Vasili: Ndryshimet kushtetuese janë dhunim i hapur i 5 qershorit

0
103

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, deklaroi se Edi Rama është një bandit i zgjedhjeve, ndërsa tha se kthimi i ligjit për Kodin Zgjedhor nga Presidenti Ilir Meta ishte në vazhdë të qëndrimeve koherente të Presidentit.

“Duhet të rishikohet ky ligj, për të zhbllokuar integrimin europian të Shqipërisë. Qëndrimi i presidentit ishte koherent. Për këtë gjë, ka reaguar edhe Europa . Edi Rama është bandit i zgjedhjeve të ndershme dhe të lira, është bandit politik. Rama e ka kthyer shtetin si vend të zuluve. Ai është armik i integrimit europian të vendit. Axhenda e Edi Ramës është anti-Europë, shpopullimi i vendit. Njeriu kyç i BE thotë prisni opinionin e Venecias. Rama nuk do që Shqipëria të jetë afër BE-së, do vetëm paratë. Edi Rama bën vetëm pazare, me votat, me deputetët, me çdo gjë”, tha Vasili.

Nënkryetari i LSI-së theksoi se ndryshimet kushtetuese ishin dhunim i marrëveshjes së 5 qershorit.

“Ndryshimet kushtetuese kanë qenë dhunim i 5 qershorit. Zonjës Kim ose nuk ja lexojnë mirë ose nuk ia përkthejnë keq. S’jam i sigurt. 5 Qershori ra. Kjo është në koma dhe nuk ka respirator që ta shërojë”, u shpreh Vasili. Më tej, ai nënvizoi se opozita del fituese në zgjedhje dhe se merr 100 mandate në zgjedhje. “Nuk ka vendim nga opozita sesi do të dalë në zgjedhje. Opozita fiton me 100 mandate, por ne do bëjmë betejë për standardet. Ne ka vite që bëjmë opozitë parimore, tani kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve. Të gjithë ndërkombëtaret tashmë janë të bindur se opozita është kundër një banditi. Kjo është betejë parimesh. Betejën do e konsumojmë deri në fund,  por mënyrat e strategjitë janë plot, duke ruajtur parimet. Aleanca opozitare është shumë e fortë sot, kemi model për sot dhe të ardhmen”, tha Vasili.

Në fund, në cilësinë e ish-ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili vlerësoi se qeveria e Edi Ramës ka menaxhuar pandeminë e koronavirusit, në mënyrë antishkencore.

“Situata është menaxhuar në mënyrë arrogante, siç është Edi Rama, që banditizmin e shtrin edhe në shëndetësi. Nuk janë bërë teste masive. Rama është i paditur në çdo fushë, pasi tha nuk do bëjmë teste, ndërsa OBSH thoshte testim, testim, testim. Pandemia u menaxhua në mënyrë antishkencore”, u shpreh nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here