E plotë/ Zbardhet kërkesa e Presidentit Meta drejtuar Venecias…

0
109

Është zbardhur e plotë letra që presidenti Meta i ka dërguar Komisionit të Venecias, për të dhënë opinion për ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

Letra e presidentit Ilir Meta:

I nderuar President Buquicchio, Faleminderit për angazhimin tuaj personal dhe mbështetjen e Komisionit të Venecias për forcimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit në Shqipëri, për gati tre dekada. Që nga Opinioni i fundit i Komisionit të Venecias për Shqipërinë nr. 978/2020, “Për Emërimin e Gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese”, për fat të keq nuk pati reflektim apo ndjekje të rekomandimeve tuaja.

Për më tepër, një Gjykatë Kushtetuese jo-funksionale për më shumë se 31 muaj, një Gjykatë e Lartë jo-funksionale, një krizë e përfaqësimit sui generis – me Qeverinë, Parlamentin, të gjitha Bashkitë dhe Këshillat Bashkiakë në duart e një force të vetme politike, duke përfshirë pothuajse të gjitha organet e pavarura, ka ndikuar në vend duke sjellë ç’ekuilibrimin total të mekanizmave të kontrollit dhe balancës. Më 25 Prill 2021, Shqipëria do të mbajë zgjedhjet e përgjithshme.

Palët e interesuara politike duhet të binin dakord mbi reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe shumë kohë përpara këtyre zgjedhjeve. Si President i Republikës, unë kisha një pritshmëri legjitime që reforma zgjedhore do t’i nënshtrohej një debati gjithëpërfshirës dhe konstruktiv që të reflektonte konsensusin politik ndërpartiak.

Megjithëse një paketë konsensuale e reformës zgjedhore u kodifikua në Parlamentin Shqiptar më 23 korrik 2020, shumica socialiste e vrau këtë reformë me ndryshimet pasuese të njëanshme Kushtetuese dhe të Kodit Zgjedhor, përkatësisht më 30 korrik dhe 5 tetor 2020. Rrethana të tilla më detyrojnë mua të kërkoj një opinion urgjent të Komisionit të Venecias duke adresuar 8 (tetë) pyetje në lidhje me këtë proces.

Unë jam i sigurt që zyra juaj e mirë do të na sigurojë një udhërrëfyes në funksion të sigurimit të garancive minimale dhe standardeve ndërkombëtare për zgjedhje të lira dhe të ndershme. I. Informacion i Përgjithshëm Shqipëria është përfshirë në vitet e fundit në një krizë të thellë dhe komplekse të paparë më parë. Kjo krizë është politike, kushtetuese dhe institucionale. Zgjedhjet e përgjithshme të qershorit 2017 u kritikuan rëndë nga OSBE/ODIHR për shkelje serioze të standardeve ndërkombëtare duke përfshirë:

1. blerjen e votës; 2. presionin mbi votuesit dhe nëpunësit civilë; 3. abuzimin me burimet shtetërorë; 4. shkeljen e lirisë dhe fshehtësisë të votës. Padyshim, këto mjete u përdorën për t’i shërbyer qëllimit të qartë politik për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve dhe shpërndarjen e mandateve parlamentare, duke minuar kështu legjitimitetin dhe përbërjen e Parlamentit.

Si rezultat, Partia Socialiste (vetëm) mori kontrollin e shumicës Parlamentare të vitit 2017. Menjëherë pas kësaj, media ndërkombëtare ekspozoi regjistrime audio të nxjerra nga dy dosje penale në posedim të Prokurorisë, të lidhura me krimin zgjedhor.

Dosjet penale të dala, nr. 184 dhe 339, ekspozuan komunikimin e drejtpërdrejtë midis zyrtarëve të lartë të Partisë Socialiste me banda famëkeqe kriminale për të manipuluar rezultatet e zgjedhjeve në zgjedhjet lokale të pjesshme 2016 dhe zgjedhjet e përgjithshme 2017, në favor të Partisë Socialiste.

Deri më sot, Prokuroria nuk ka ngritur procedime penale kundër ndonjë prej zyrtarëve të nivelit të lartë të përfshirë në këto dosje. Dështimi i vazhdueshëm për të hetuar këto çështje penale dhe fakti që të gjithë individët e ekspozuar në krimet përkatëse elektorale vazhduan të gëzonin imunitet të plotë politik, nxitën vendimin ekstrem të opozitës për heqjen dorë në bllok nga mandatet parlamentare 182/58.

Shumica qeverisëse reagoi përmes një procedure të përshpejtuar dhe të paligjshme për të 3 zëvendësuar pjesërisht mandatet parlamentare me kandidatët e mbetur që i përkisnin listave të partive opozitare. 182 deputetë dhe kandidatë për deputetë të opozitës dorëzuan mandatet parlamentare, duke ezauruar listën e kandidatëve të opozitës. Parlamenti aktual është i përbërë nga 122 deputetë, numër ky më i vogël se numri kushtetues prej 140 mandate Parlamentare.

Situata u ndërlikua më tej për shkak të krizës së rëndë kushtetuese në vend, si pasojë e mosfunksionimit të Gjykatës Kushtetuese, që nga marsi 2018, dhe emërimit antikushtetues të Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, më 18 dhjetor 2017. Në një klimë të antagonizmit dhe polarizimit ekstrem, duke përfshirë protesta të vazhdueshme kombëtare dhe akte dhune, partitë e opozitës vendosën të bojkotojnë në bllok zgjedhjet lokale të 2019.

Duke mohuar çdo mundësi për dialog dhe një zgjidhje të pranueshme, Partia Socialiste nga ana e saj, vendosi të vazhdojë me realizimin e zgjedhjeve një-partiake, duke përshkallëzuar më tej tensionin politik dhe shoqëror. Kongresi i Autoriteteve Lokale i Këshillit të Evropës vendosi të anulojë misionin e tij të vëzhgimit, për shkak të një pasigurie të tillë. Presidenti i Republikës bëri një përpjekje tjetër për të qetësuar të gjitha palët duke ofruar shtyrjen e datës së zgjedhjeve. Partia Socialiste refuzoi këtë mundësi duke këmbëngulur për mbajtjen e zgjedhjeve një-partiake.

Në vijim të rrethanave të jashtëzakonshme që shfaqnin kërcënime serioze për sigurinë dhe stabilitetin e vendit, Presidenti vendosi të shtyjë zgjedhjet lokale për në tetor 2019. Sidoqoftë, duke injoruar dekretin e Presidentit për zgjedhje gjithëpërfshirëse, Partia Socialiste në pushtet mbajti zgjedhjet lokale si një subjekt elektoral i pakontestueshëm.

Ajo kontrolloi në mënyrë të njëanshme të gjitha komisionet zgjedhore në të gjitha nivelet, përfshirë edhe numërimin e fletëve të votimit. U dokumentuan prova të shumta të frikësimit të votuesve dhe manipulimit të pjesëmarrjes së votuesve dhe rezultateve. OSBE/ODIHR arriti në përfundimin se zgjedhjet u mbajtën duke kushtuar pak vëmendje ndaj votuesve dhe kishin mangësi serioze.

Gjithashtu vuri re mungesën serioze të garancive për shkak të veprimit partizan dhe diskutimeve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe mungesën e garancive gjyqësore për shkak të mos-funksionimit të Gjykatës Kushtetuese dhe përbërjen jo të plotë të Kolegjit Zgjedhor nën presionin e dukshëm politik, për shkak të procesit në vazhdim të vetingut. 4 Pas zgjedhjeve lokale të qershorit 2019, Partia Socialiste në pushtet praktikisht kontrollon të gjitha bashkitë (61/61).

Rekomandimi i parë i OSBE/ODIHR dhe udhërrëfyes i parë i BE-së (duke kushtëzuar fillimin e negociatave të pranimit) kërkuan një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse që adresonte të gjitha rekomandimet përkatëse në funksion të arritjes së standardeve ndërkombëtare për zgjedhjet e ardhshme. Është pranuar gjerësisht, si një praktikë 20-vjeçare e reformës zgjedhore në Shqipëri, që një reformë e vërtetë gjithëpërfshirëse të bazohet në konsensusin politik midis forcave të vërteta politike. Kriza e përgjithshme politike dhe institucionale është ndërlikuar më tej nga mungesa e një Gjykate Kushtetuese dhe një Gjykate të Lartë funksionale, për më shumë se 3 vjet.

Reforma zgjedhore dhe zhvillimet politike Përkundrejt këtij sfondi politik, si dhe pas tërmetit të nëntorit 2019 që goditi Shqipërinë qendrore, u negociua një marrëveshje në fund të vitit 2019. Këto negociata çuan në Marrëveshjen Kuadër të 14 janarit 2020 midis shumicës qeverisëse dhe aleancës së partive opozitare (jashtë parlamentare). Marrëveshja e 14 janarit 2020 themeloi një Këshill Politik (KP) për të shërbyer si një platformë politike dhe teknike për diskutime gjithëpërfshirës dhe përfundime konsensuale të reformës zgjedhore.

Qëllimi i punës së KP ishte të binte dakord mbi reformën që plotësonte standardet ndërkombëtare dhe vendimet e tij konsensuale në vazhdim të miratoheshin pa ndryshime në Parlament (të kontrolluar plotësisht nga Partia Socialiste). KP u ndihmua nga ekspertët e OSBE/ODIHR. Marrëveshja parashikon gjithashtu një klauzolë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, që kufizon se palët do të kërkojnë ekspertizën e OSBE/ODIHR për “zgjidhje të pranueshme”, në rast të pamundësisë për të gjetur një kompromis.

KP u themelua në mënyrë konsensuale (dhe u mirëprit gjerësisht) si një mekanizëm politik për të kapërcyer ngërçin politik në reformën zgjedhore, duke pranuar kështu mungesën e legjitimitetit të Parlamentit për të adresuar në mënyrë të njëanshme rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Në sfondin e kësaj marrëveshjeje dhe pas shpërthimit të Pandemisë COVID-2019, Shqipëria u fut në bllokimin kombëtar me një atmosferë politike paqësore. Të gjitha energjitë kombëtare u angazhuan për të kapërcyer këtë situatë të vështirë. Presidenti i Republikës thirri një numër mbledhjesh të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, duke përfshirë në këto mbledhje edhe praninë e Drejtuesit të Opozitës së Bashkuar. 5 Sidoqoftë, me një lëvizje të papritur, Kryeministri vendosi të provokojë përsëri tensione shoqërore dhe politike, duke shkatërruar “Teatrin Kombëtar”, ndërsa Gjendja e Jashtëzakonshme ishte në fuqi, si dhe në shkelje të qartë të Kushtetutës dhe të një sërë ligjesh në lidhje me këtë çështje.

Teatri Kombëtar u shkatërrua ndërsa artistët ishin ende brenda ndërtesës, në orët e para të mëngjesit, duke rrezikuar seriozisht një tragjedi njerëzore. Ky akt solli reagimin e menjëhershëm të institucioneve dhe interlokutorëve Evropian të nivelit të lartë, dhe të shoqërisë civile, duke çuar në protesta të përditshme. Arsyeja e vetme e Kryeministrit për t’u sjellë në këtë mënyrë ishte vrasja e Marrëveshjes politike të 14 janarit dhe Këshillit Politik të themeluar prej saj.

Ky ishte provokimi i dytë i Kryeministrit për të dështuar veprimtarinë e Këshillit Politik, pas lëvizjes së tij të parë për të emëruar një nga anëtarët kryesorë të kabinetit të tij të ekspozuar në regjistrimet audio (për krim elektoral) si përfaqësuesin Socialist në Këshillin Politik. Sidoqoftë, opozita qëndroi në Këshillin Politik dhe diskutoi gjatë mbi rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe çështje të tjera të rëna dakord si platformë e reformës zgjedhore. Këshilli Politik konkludoi me Marrëveshjen e 5 qershorit 2020 të ndërmjetësuar nga partnerët ndërkombëtarë, kryesisht ambasadorët e SHBA-së, BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, e cila vendosi bazat për përfundimin e reformës.

Marrëveshja e 5 qershorit 2020 u mirëprit nga Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Përfaqësuesi i Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Zëvendës-President i Komisionit Evropian, Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, të gjithë duke kërkuar dhe pritur kodifikimin e marrëveshjes së 5 qershorit në parlament. Një draft konsensual që paraqiti ndryshime thelbësore në Kodin Zgjedhor u dakordua nga Këshilli Politik më 30 qershor 2020. Më 23 korrik 2020 Parlamenti miratoi pa ndryshime amendimet në Kodin Zgjedhor. Presidenti i Republikës dekretoi më 31 korrik ligjin e ri që amendon Kodin Zgjedhor, i cili hyri në fuqi më 19 gusht 2020.

Më 6 shtator 2020, në bazë të rregullave të amenduara rishtas të Kodit Zgjedhor për caktimin e datës së zgjedhjeve, Presidenti i Republikës dekretoi datën e zgjedhjeve të përgjithshme të ardhshme më 25 prill 2021. Dekreti gjithashtu thekson fillimin zyrtar të procesit zgjedhor. Që nga 6 shtatori 2020, rregullat për regjistrimin e votuesve, si dhe regjistrimin e subjekteve zgjedhore (partitë politike, koalicionet e partive dhe kandidatët e pavarur) u bënë funksionale. Partitë mund të regjistrohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe më pas mund të regjistrojnë një koalicion bazuar në modelin e koalicionit (e njohur gjerësisht si “listë e përbërë” dhe në raste të tjera si “kartel zgjedhor” ose “aleanca elektorale”) të konfirmuar nga ndryshimet e 23 korrikut 2020 në fuqi.

Përkundrejt një arritjeje të tillë, më 15 korrik 2020 Partia Socialiste paraqiti me një procedurë urgjente në seancë llenare një projekt shtesë mbi ndryshimet kushtetuese duke modifikuar elementet thelbësore të sistemit zgjedhor. Kryeministri pretendoi se i mungonte mbështetja e “Opozitës parlamentare” për të kodifikuar Marrëveshjen e 5 qershorit, duke ofruar kështu një marrëveshje shtesë në Parlament. Duhet të theksohet se opozita parlamentare kishte përfaqësuesin e saj në Këshillin Politik që kishte mbështetur plotësisht Marrëveshjen e 5 qershorit përmes nënshkrimit të saj.

Kjo paketë u prezantua me një procedurë emergjente në Parlament, pavarësisht nga fakti që sugjeronte ndryshime në nivelin kushtetues, në mungesë të ndonjë debati thelbësor dhe ndërkohë që të gjithë aktorët ndërkombëtarë kërkonin që çdo ndryshim i mëtejshëm të diskutohej dhe të dakordohej në mënyrë konsensuale brenda Këshillit Politik.

Në përgjigje të këtyre thirrjeve, shumica socialiste paraqiti këto ndryshime në Këshillin Politik. Ndërkohë që nuk kishte konsensus për ndryshimet e sugjeruara, shumica socialiste refuzoi të kërkojë ekspertizën e OSBE/ODIHR mbi këtë paketë. Kjo ishte veçanërisht për të ardhur keq, duke pasur parasysh që Shqipëria aktualisht është Kryesuese e OSBE-së !!!

Partitë e opozitës së bashkuar pretenduan se ndryshime eventuale të tilla kushtetuese, në më pak se një vit nga dita e zgjedhjeve dhe pa konsensus në Këshillin Politik, do të sillnin ndryshime në elementët thelbësore të sistemit zgjedhor, veçanërisht tek ato që rregullojnë mënyrën se si partitë mbledhin votat dhe si votat e mbledhura transformohen në mandate parlamentare.

Ndryshimet kushtetuese modifikuan ndjeshëm disa nga tiparet themelore të sistemit zgjedhor. Sipas këtyre ndryshimeve në nenin 68, Kushtetuta nuk parashikon më, prezantimin e kandidatëve nga koalicionet politike, një element elektoral ky që ishte në fuqi në Shqipëri që nga miratimi i Kushtetutës1 së vitit 1998 dhe që është përdorur në praktikë që nga zgjedhjet lokale të vitit 2000. Për më tepër, këto ndryshime hapën rrugën për rishkrimin e zonave zgjedhore duke zvogëluar potencialisht numrat e tyre dhe duke rritur madhësinë e zonës në zonat zgjedhore.

Ndryshimet e propozuara prezantuan një prag ligjor kombëtar me 5% (Versioni përfundimtar i miratuar nga Parlamenti hoqi çdo nivel specifik, duke ia lënë Kodit Zgjedhor, që e vendosi atë në 1%). Gjithashtu u propozua një formë e listës gjysmë të hapur të kandidatëve. Kodi Zgjedhor para këtyre ndryshimeve përcaktonte që pragu ligjor rajonal ishte 3% për të gjitha ato parti që garonin të vetme, ndërsa ishte 5% për ato parti politike që garonin në koalicione. Ndryshimet kushtetuese u prezantuan në Këshillin Politik në 23 korrik pa ndonjë analizë paraprake, të hapur, gjithëpërfshirëse dhe të detajuar të efekteve në formën e sistemit, në 1 Ish-Neni 68 i Kushtetutës së Shqipërisë.

7 funksionimin e procesit zgjedhor dhe ndikimin në zgjedhjen e parlamentit, në formimin e shumicës qeverisëse dhe të stabilitetit të ekzekutivit. Opozita i kundërshtoi zyrtarisht dhe publikisht ndryshimet e propozuara nga shumica në pushtet dhe Këshilli Politik dështoi të arrijë konsensus. Sidoqoftë, duke shpërfillur çdo formë të konsultimit me partitë politike, me ekspertët ligjorë ose shoqërinë civile dhe me një procedurë shumë të nxituar, ndryshimet Kushtetuese u miratuan vetëm një javë pas prezantimit të tyre, si dhe vetëm një javë pas miratimit të ndryshimeve konsensuale të Kodit Zgjedhor, më 23 korrik 2020.

Ato u miratuan në Parlament më 30 korrik 2020 dhe hynë në fuqi më 8 shtator 2020, pasi Presidenti i Republikës më 6 Shtator 2020 kishte dekretuar datën e zgjedhjeve dhe kur zyrtarisht kishte filluar procesi zgjedhor. Pati një reagim të fortë dhe publik nga partnerët vendas dhe ndërkombëtarë kundër këtyre ndryshimeve kushtetuese, duke i kujtuar Kryeministrit detyrimin e tij për të respektuar angazhimet e tij sipas Marrëveshjeve të 14 janarit dhe 5 qershorit dhe duke bërë thirrje për bashkëpunim të vazhdueshëm brenda Këshillit Politik për çështjet e mbetura mbi reformën zgjedhore.

Më 14 shtator, Këshilli Politik u mblodh përsëri për të diskutuar ndryshimet që implementojnë ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor, siç u propozuan nga shumica në pushtet. Në hapjen e sesionit parlamentar, bazuar në Marrëveshjen Kuadër të 14 janarit 2020, opozita kërkoi që Këshilli Politik duhet të kërkojë opinionin e ekspertëve të OSBE/ODIHR mbi mosmarrëveshjet midis palëve, ndikimin që ndryshimet e propozuara patën në sistemin zgjedhor të vendit dhe pajtueshmërinë e tyre me udhëzimet dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Më 22 shtator, opozita e bashkuar paraqiti në Këshillin Politik projekt-kërkesën për t’iu drejtuar OSBE/ODIHR me pyetjet përkatëse për një opinion ekspertësh. Më 27 shtator, opozita paraqiti në Këshillin Politik një projekt alternativ të ndryshimeve, i cili ruante modelin e koalicioneve siç u miratua në vitin 2003 dhe u rikonfirmua me konsensus më 23 korrik 2020 dhe kërkoi që të dy projektet të dërgoheshin për mendim në përputhje me standardet dhe angazhimet ndërkombëtare drejtuar OSBE/ODIHR. Partia Socialiste në pushtet refuzoi në të gjitha rastet të dërgojë një kërkesë për opinion drejtuar OSBE/ODIHR përmes Këshillit Politik, pavarësisht nga fakti që Kryeministri aktualisht është Kryesuesi i OSBE.

Këshilli Politik nuk arriti të diskutojë ndonjë ndryshim dhe rrjedhimisht të arrijë ndonjë kompromis konsensual gjatë asaj periudhe. Më 5 tetor, shumica në pushtet kaloi në mënyrë të njëanshme në parlament ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe i dërgoi ato tek Presidenti i Republikës për t’i dekretuar.

III. Përputhshmëria e ndryshimeve me Kushtetutën dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut Ndryshimet ngrenë shqetësime për disa çështje në lidhje me kushtetutshmërinë e rregullave të reja: i. Megjithëse Kushtetuta (neni 68 i Kushtetutës) nuk parashikon më qartësisht koalicionet zgjedhore për të paraqitur kandidatë, Kodi Zgjedhor2 i ndryshuar i detyron koalicionet të paraqesin një listë unike të kandidatëve3 . ii. Ligji lejon llogaritjen e një herësi për listën e secilit subjekti zgjedhor në mënyrë që të përcaktohet se cili kandidat i asaj liste shumë-emërore mund të thyejë renditjen e kandidatëve të vendosur nga subjekti zgjedhor.

Kjo mund të çojë në dhënien e një peshe të ndryshme të votave të dy subjekteve të veçanta zgjedhore. Në rast se kandidatët e subjekteve të ndryshme marrin të njëjtin numër votash, por herësi i listave përkatëse është i ndryshëm, kandidatë të tillë mund të kenë shanse të ndryshme për t’u zgjedhur. Kjo mund të shkelë parimet kushtetuese të barazisë së votës dhe mos-diskriminimit të kandidatëve, si dhe e bën të vështirë për votuesit të kuptojnë nëse ata kanë të njëjtat shanse me votuesit e tjerë për të zgjedhur një kandidat me votat e tyre.

iii. Kryetarët e partive do të kenë të drejtën të kandidojnë deri në katër qarqe4 . Në vitin 2009, mbi një dispozitë të ngjashme që lejonte kryetarët e partive të kandidonin në të 12 qarqet, Raporti Përfundimtar i OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009 rekomandoi që “Dispozita në Kodin Zgjedhor që jep të drejta të veçanta kandidature për kryetarët e partive politike duhet të rishikohet duke pasur në mendje parimet e barazisë dhe mos-diskriminimit. Duhet të sigurohet që votuesit të njohin paraprakisht kandidatët që ka të ngjarë të vendosen si rezultat i mbështetjes së tyre.” (Rekomandimi nr. 2). iv.

Dispozitat e reja të Kodit Zgjedhor të miratuar më 5 tetor 2020 përcaktojnë numrin zyrtar të votave të marra nga një parti koalicioni duke shumëzuar numrin e mandateve të fituara nga partia në listat e çdo qarku, me mesataren e votave për secilin mandat të marrë nga koalicioni në atë qark. Shuma e këtyre rezultateve në secilin nga 12 qarqet përbën numrin e përgjithshëm të votave të asaj partie në nivel kombëtar. Ky devijim ligjor nuk korrespondon me numrin e vërtetë të votave të marra nga kandidatët individualë të partisë në koalicion, pasi nuk përllogarit në rezultat votat parapëlqyese të marra nga kandidatët e asaj partie në listat e koalicionit, por që nuk zgjidhen. Kushtetuta lejon pjesëmarrjen në 2 Neni 67 i Kodit Zgjedhor i ndryshuar në 5 tetor 2020.

Neni 68 i Kushtetutës përpara ndryshimit të 30 korrikut 2020 lejoi partitë politike, koalicionet zgjedhore dhe qytetarët të paraqesin kandidatë. Dispozitat e Kodit Zgjedhor të miratuar në vitin 2008, në lidhje me koalicionet, i jepnin të drejtën e paraqitjes së kandidatëve, secilës parti të koalicionit dhe jo koalicionit si subjekt zgjedhor. Kjo dispozitë është konsideruar në përputhje me kushtetutën.. 4Neni 67 i Kodit Zgjedhor i ndryshuar më 5 tetor 2020. 9 shpërndarjen e mandateve kur arrihet një prag kombëtar, i cili është i vendosur në nivelin 1% nga ligji.

Një parti e koalicionit që ka arritur atë prag por nuk ka fituar asnjë mandat, sipas Kodit Zgjedhor do të llogaritet sikur nuk ka marrë vota. Kjo duket se bie ndesh me dispozitën e re kushtetuese5 . Numri i votave të marra nga një parti individuale, pavarësisht nëse kandidon veçmas apo në koalicion, lidhet drejtpërdrejt me të drejtat e tjera politike dhe zgjedhore të partive politike, duke përfshirë financimin gjatë fushatës zgjedhore dhe viteve jo-zgjedhore, qasjen në media, përfaqësimin në komisionet zgjedhore.

Mungesa e një Gjykate Kushtetuese funksionale si një garanci kundër shkeljes së të drejtave kushtetuese, parimeve dhe dispozitave të saj, e bën të pamundur që të ketë një rishikim përfundimtar kushtetues të ndryshimeve kushtetuese të 30 korrikut dhe të dispozitave të reja të Kodit Zgjedhor. I nderuar Z. President, Presidenti i Republikës, përsërit shqetësimin e tij se miratimi i njëanshëm dhe i nxituar i ligjeve themelore që rregullojnë jetën e vendit siç janë Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor, ka potencialin për dëmtimin e procesit zgjedhor dhe funksionimin e institucioneve demokratike në vend.

Presidenti i Republikës, pas paraqitjes së një kërkese zyrtare të Opozitës së Bashkuar dhe në funksion të shmangies së një krize tjetër zgjedhore në Shqipëri, për të kontribuar në legjitimitetin dhe besueshmërinë e procesit zgjedhor, me qëllim që të sigurohen standardet minimale ndërkombëtare për zgjedhje të lira dhe të ndershme, veçanërisht në një situatë ku sistemi i kontrollit dhe balancës është totalisht jofunksional, i prirur drejt autoritarizmit, po u drejtohet praktikave të mira të Komisionit të Venecias me një kërkesë për të dhënë në kushte urgjente një Opinion për pyetjet e mëposhtme:

  1. A mund të ndryshohen në mënyrë të njëanshme rregullat themelore që rregullojnë konkurrencën zgjedhore, veçanërisht rregullat në lidhje me transformimin e votave në mandate midis konkurrentëve, pasi të ketë filluar procesi zgjedhor, dhe vetëm 6 muaj para datës së zgjedhjeve? Sa e rëndësishme është qëndrueshmëria e legjislacionit zgjedhor dhe njohja e ligjit nga konkurrentët zgjedhorë mjaftueshëm kohë përpara zgjedhjeve, për vet cilësinë dhe besueshmërinë e zgjedhjeve?
  2. Nëse rregullat, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me transformimin e votave në mandate midis konkurrentëve, ndryshohen në mënyrë të njëanshme dhe shumë afër datës së zgjedhjeve, në mënyrë që të sigurojnë avantazh për partinë që ka paraqitur ndryshimet, a dëmtojnë ose ndikojnë këto ndryshime parimet e qëndrueshmërisë së ligjit, sigurisë juridike dhe rregullave të barabarta të lojës (konkurrimit), të cilat janë kyçe për të përmbushur angazhimet e OSBEsë për zgjedhje demokratike? A e komprometojnë këto ndryshime procesin zgjedhor ? A e 5 Neni 64 i Kushtetutës i ndryshuar më 30 korrik 2020, që vendosi një prag kombëtar. 10 kompromentojnë ato gjithashtu stabilitetin politik nëse bëhen në kundërshtim me konsensusin e 24 janarit dhe 5 qershorit të arritur nga shumica e partive politike?
  3. A shkelet përfundimisht parimi i garancive procedurale nëse ndryshime të tilla në ligjin zgjedhor të miratuara njëanshmërisht dhe me nxitim bëhen në mungesë të një Gjykate Kushtetuese funksionale e cila mund të kontrollojë pajtueshmërinë e tyre me Kushtetutën dhe me standardet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut?
  4. Ndërsa ndryshimet e njëanshme në Kushtetutë dhe Kodin Zgjedhor të 30 korrikut dhe 5 tetorit nuk ishin pjesë e rekomandimeve të hershme të OSBE/ODIHR për Shqipërinë, a është procedura urgjente një motiv i ligjshëm për të justifikuar ndryshimet e njëanshme nga një Parlament i kontestuar, që nuk ka kuorumin kushtetues prej 140 deputetësh? A kishte ndonjë nevojë shtrënguese sipas standardeve ndërkombëtare për t’i modifikuar ato në mënyrë të njëanshme?
  5. A është dispozita e futur rishtazi në Kodin Zgjedhor, për të drejtën e Kryetarit të një partie politike për të kandiduar në 4 qarqe zgjedhore, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe veçanërisht me parimin e mos-diskriminimit midis kandidatëve dhe votuesve?
  6. A e pengojnë rregullat aktuale në fuqi6 , për mbledhjen e votave dhe shndërrimin e tyre në mandate midis konkurrentëve, veçanërisht ato në lidhje me koalicionet zgjedhore dhe formulën përkatëse për ndarjen e mandateve, futjen e listave të hapura për përzgjedhjen e kandidatëve nga votuesit? Në rast se legjislacioni miraton listat e hapura, ndërsa mekanizmi ekzistues i koalicioneve zgjedhore dhe formula përkatëse për ndarjen e mandateve për koalicionet mbeten ashtu siç janë aktualisht në fuqi, a do të ishte legjislacioni përkatës shqiptar në përputhje me angazhimet e OSBE-së?
  7. A i dëmton të drejtat e partive politike dhe elektoratit të tyre, imponimi i njëanshëm i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor në lidhje me koalicionet parazgjedhore për të kandiduar me një listë unike? (vota e barabartë e kandidatëve të partive të ndryshme politike brenda një koalicioni; e drejta e përfaqësimit ligjor për të mbrojtur interesin e tyre gjatë procesit zgjedhor; e drejta për kohën e transmetimit dhe qasja në media; e drejta e përfaqësimit në komisionet vendore zgjedhore; e drejta dhe transparenca e financimit)?
  8. Duke patur në konsideratë situatën, cila do të ishte një zgjidhje e pranueshme për të siguruar një proces zgjedhor në përputhje me angazhimet e OSBE-së dhe standardet europiane për zgjedhje demokratike dhe të dakordësuara nga të gjithë aktorët kryesorë politikë dhe subjektet zgjedhore, në mënyrë që të shmanget një krizë tjetër zgjedhore dhe politike? 6 Dispozitat mbi koalicionet që ishin në Kodin Zgjedhor para miratimit të ndryshimeve më 5 Tetor 2020.

Duke shprehur konsideratën më të lartë për Komisionin e Venecias dhe ekspertët e tij, për rolin thelbësor që Komisioni i Venecias ka luajtur në hartimin e Kushtetutës Shqiptare të vitit 1998 dhe të modifikimeve të vitit 2016, ju kërkoj me mirësjellje Z. President Buquiçhio të gjeni, sa më shpejt të jetë e mundur, mënyrat e përshtatshme për të dhënë një opinion i cili mund t’u përgjigjet pyetjeve të mësipërme dhe të ofrojë shanset që zgjedhjet e përgjithshme 2021 në Shqipëri të organizohen në një klimë kushtetutshmërie, legjitimiteti dhe me pjesëmarrjeje demokratike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here