Standard.al

Dosja 339/ Drejtësia e re e Ramës i bën nderin e madh ‘Niçes’ së Dakos`

0

Drejtësia e re e Edi Ramës nuk habit askënd më, me vendimet e saj.

Ditën e sotme, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që pretendohet të vendosë drejtësi, ka vendosur ti bëjë një nder të madh Altin Avdylit, mikut të Vangjush Dakos dhe një nga njerëzit e akuzuat nga opozita si mbledhës votash në Shijak për Edi Ramën.

Sot kjo Gjykatë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e Altin Avdylajt i njohur si ‘Niçja’ duke vendosur gjykim të shkurtuar dhe ndarjen e çështjes nga të pandehurit e tjerë të dosjes ‘339’.

Mësohet gjithashtu, se 5 të pandehurit e tjerë kanë kërkuar gjykim të zakonshëm dhe pritet që Gjykata e Tiranës të caktojë një trupë për gjykimin e tyre.

Altin Avdylaj ka dalë në përgjimet e dosjes 339 të publikuara edhe nga BILD ku ‘Niçja’ shfaqet në shërbim të Edi Ramës dhe ish-kryetarit të bashkisë së Durrësit Vangjush Dako për të mbledhur vota në zgjedhjet e vitit 2017.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.