Standard.al

Debati për nënshtetësinë e sportistit, Berisha: Meta nuk ka gabuar, ja lejon Kushtetuta

0

Sulmet e fundit të mazhorancës nuk kanë qenë ndaj eksponentëve dhe lidershipit të opozitës, por ndaj presidentit Ilir Meta. Vetëm në asamblenë e 9 tetorit kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama e përmendi Metën 46 herë.

Sulmet e Ramës jane lidhur me nënshtetësinë që Meta i ka dhënë disa figurave publike, mes tyre dhe sportistë.

Por cili është mendimi i zotit Berisha për këtë debat?

I ftuar ne “HARD TALK” nga ROALDN QAFOKU, Berisha tha se presidenti Meta ka operuar brenda rregullave dhe ligjeve në fuqi.

-Asnjë kalim kompetencash nuk ka. Kushtetuta ja njeh atij të drejtën për dhënien e nënshtetësisë. Presidenti i Republikës ka një ligj dhe një vendim të qeverisë në të cilën bazon veprimtarinë e tij për dhënien dhe lënien e nënshtetësisë. Këto dy kompetenca janë ekskluzive vetëm të Presidentit të Republikës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.